Monedha vendase, leku, filloi te ndikohet nga prurjet e emigranteve, duke forcuar vlerat e tij ne tregun e kembimit, sidomos me euron. Rritja e kerkeses per leke ne kembim me euron ka rritur cmimin e monedhes vendase me gati nje pike. Ne agjencite e kembimit valutor ne Tirane, nje euro eshte kembyer dje me 120 leke nga 121 leke qe ishte javen qe shkoi. Festat e fundvitit shoqerohen me ardhjen ne Shqiperi te mijera emigranteve, te cilet sjellin me vete nje sasi te konsiderueshme valute. Rritja e ofertes ne euro rrit kerkesen per leke dhe per rrjedhoje ndikon ne mbicmimin e tij.
Ekspertet ne agjencite e kembimit shpjegojne se, keshtu ndodh zakonisht gjate sezonit veror dhe festave te Vitit te Ri, kur emigrantet kthehen prane vatrave familjare, duke sjelle edhe nje sasi te konsiderueshme vlerash monetare, te cilat kane ndikime pozitive ne ekonomine e vendit. Te njejtat burime lajmerojne nje forcim te metejshem te vlerave te lekut ne kembim me euron deri ne ditet e para te janarit. Eshte vleresuar se nga popullsia e pergjithshme e Shqiperise prej 3.2 milione banoresh, 1 milion kane emigruar ne Greqi dhe Itali. Sipas INSTAT, me shume se 26 per qind e familjeve shqiptare kane pjesetare te tyre qe punojne jashte shtetit. Vit pas viti, volumi i dergesave ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem qe prej fillimit te tranzicionit dhe tani eshte stabilizuar ne nivelin e 13-14 per qind te PBB-se, 70 per qind te eksporteve dhe 33 te importeve, sipas Bankes se Shqiperise. Dollari, euro dhe paundi jane po aq familjare sa edhe leku per familjet shqiptare e kjo per shkakun se te ardhurat kryesore te buxheteve te tyre jane nga emigrantet. Kjo shtrese ka sjelle ne vendin tone te pakten mbas viteve 1990 nje vlere te perafert qe perkon me rreth 14 miliarde dollare. Per shume familje, emigracioni eshte burimi i vetem i te ardhurave dhe vit pas viti eshte shnderruar ne nje nga themelet ku eshte mbeshtetur ekonomia shqiptare.
Ne sezonet kur emigrantet vijne ne Shqiperi, pervec tregut te kembimit, ndikohen edhe disa tregje te tjera, si tregu imobilar. Emigrantet vitet e fundit po preferojne gjithnje e me shume te blejne shtepi e per pasoje kane ndikuar edhe ne rritjen e vleres se tyre. Blerja e shtepive shihet edhe si nje forme investimi e kursimeve te tyre.
Forcimi i lekut, ja efektet
Forcimi i vleres se lekut ne kete periudhe ndikon pozitivisht ne frenimin e rritjes se cmimeve per artikujt qe shiten ne leke. Por, ekspertet ne Banken e Shqiperise njoftojne se, do te nderhyjne ne tregun valutor nese do te kete nje dizbalance ndermjet lekut dhe valutave ne tregun e kembimit. Zakonisht, Banka e Shqiperise ne kete periudhe injekton leke ne tregun valutor per te perballuar kerkesen qe kane agjentet ekonomike dhe individet per monedhen vendase. Por renia e lekut stimulon eksportet ndaj vendeve qe perdorin euron si monedhe, nderkohe qe i ben me te shtrenjta importet nga vendet e euros. Tregu i kembimit ne vendin tone eshte i ndjeshem karshi faktoreve sezonal. Por ekspertet shpjegojne se, ne vendin tone nuk pasqyrohen zhvillimet reale te ekonomise ne tregun e kembimit. Pasi, sipas tyre, ne kushtet e nje thellimi me hapa te shpejte te deficitit tregtar nuk mund te kete nje lek te vleresuar sistematikisht.
Ku i investojne emigrantet parate
Derguesit dhe marresit deklarojne se perdorimi kryesor i dergesave te emigranteve eshte mbulimi i nevojave te familjes. Me pas vjen ndertimi, rregullimi dhe mobilimi i shtepive; dhe me pas investimet ne prona te patundshme si kategoria tjeter primare. Megjithese eshte padyshim i rendesishem per zbutjen e varferise, ky fakt nenkupton qe ato kane nje rol shume te kufizuar ne nxitjen e punesimit. Per periudhen janar-shtator 2007, prurjet e emigranteve vleresohen ne nivelin 711 milione euro ose 18 milione euro me shume se ne te njejten periudhe te nje viti me pare.
Dollari amerikan 83.50 84.00
Monedha evropiane 120.10 120.60
Franga zvicerane 72.00 72.50
Paundi britanik 168.10 168.60
0 Comments:
Post a Comment