Dy te rinj nga qyteti i Lushnjes jane arrestuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, te akuzuar si pengmarres te nje 21-vjecari. Alush Taka, 29 vjec dhe Ilir Taullai, 22 vjec, jane ndaluar ne nje postbllok ne aksin rrugor Lushnje-Rrogozhine, ne vendin e quajtur “Kthesat e Plugut”. Rezistenca e tyre ndaj uniformave blu ka zgjatur vetem pak minuta, ndonese te armatosur me automatike dhe pistoleta. Burime nga Komisariati i Policise se Lushnjes bejne te ditur se dy te rinjte jane rrethuar ne automjetin e tyre tip “Mercedes Benz”, me targa te huaja BY 559AD dhe jane detyruar te dorezohen.
Operacioni i koduar “Divjaka”, ka zene fill pas denoncimit te 21-vjecarit Marenglen Satko, lindur ne Elbasan dhe banues ne Divjake. I riu ka treguar se dy te akuzuarit e kane marre peng per disa ore mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, e kane kanosur me arme dhe kane ushtruar mbi te dhune qe nga policia eshte kategorizuar si “plagosje”. Pak minuta para mesnates, uniformat blu jane vene ne levizje, duke “blinduar” aksin rrugor Rrogozhine-Lushnje. Efektivet e policise jane porositur te ishin te vemendshem, pasi behej fjale per dy persona te armatosur dhe te rrezikshem.
Ndersa nuk kane ndaluar ne thirrjen e pare, dy te rinjte jane detyruar te frenojne perpara rruges se bllokuar nga automjetet policore. Uniformat blu kane konstatuar se ata kane mbushur armet dhe kane tentuar rezistencen. Nderkohe te tjera automjete kane bllokuar rrugen e kthimit, ndersa policet jane pozicionuar te gatshem per te hapur zjarr. Ne nje situate te tille, dy te dyshuarit jane detyruar te dalin nga vetura luksoze me duar te ngritura lart.
Kontrolli ne automjetin e te dyshuarve ka zbuluar nje arsenal te vogel armesh luftarake. Policia tha se jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje automatik “Skorpion” me nr. SHE 76 T4484 me 17 fisheke dhe nje pistolete me mulli, tip “Magnum” me 6 fisheke. Pas arrestimit, policia e Lushnjes beri te ditur se dy te rinjte jane te njohur nga policia si kontingjent, por ata nuk jane denuar asnjehere nga gjykatat shqiptare.
Akuzat:
heqje e paligjshme e lirise se tjetrit
plagosje e lehte me dashje
armembajtje pa leje
te arrestuar:
Alush Taka, 29 vjec
Ilir Taullai, 22 vjec
Viktima
Marenglen Satko, 21 vjec
Materialet e sekuestruara:
Automatik “Skorpion” me 17 fisheke
Pistolete “Magnum” me 6 fisheke
Automjet tip “Mercedes Benz”, me targa BY 559AD
Si gjurmuan viktimen per dite te tera
Nga hetimet e para ka rezultuar se pengmarrja e 21-vjecarit Marenglen Satka ishte programuar disa dite me pare. Gjithcka ka zene fill perpara nje jave, kur tre te rinjte ishin grindur ne rruget e Divjakes. Burime nga Komisariati i Lushnjes bejne te ditur se 21-vjecari Satko nuk kishte lejuar dy te arrestuarit te kryenin nje parakalim te gabuar, duke u bllokuar rrugen me automjetin e tij. Pas kesaj, Taka dhe Taullai, sipas policise, kane filluar gjurmimin e 21-vjecarit, te cilin e kishin vene ne “shenjester”. Ndjekja ka vazhduar per disa dite, derisa rreth ores 20:30 te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme, e kane gjetur te vetem ne rruge. (Kohajone)
Help Invalid People In Albania
0 Comments:
Post a Comment