Kryeministri Berisha ne kuader te Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut, vizitoi diten e djeshme qendren rome “Zemra e nenes”. Nisur nga kjo vizite Berisha theksoi se qeveria do te marr te gjithe masat per te integruar dhe arsimuar kete kategori.
“Qeveria eshte njohur me nevojen imediate te saj per disa mesues te ciklit te ulet dhe siguroi se Drejtoria Arsimore do te merret menjehere me zgjidhjen e ketij problemi dhe shume shpejte kjo qender do te kete Stafin e vet pedagogjik”, theksoi Berisha. Nga ana tij ai pergezoi stafin e kesaj qendre ne perpjekjet e tyre per arsimin e kesaj shtrese te shoqerise. “Ky staf ka bere perpjekje shume serioze, ne menyre qe keto grupe te popullates t’i nxjerre nga situata e getoizimit, te cilen ua kane imponuar koherat dhe diskriminimi i trasheguar ndaj tyre”, deklaroi Berisha per shkollen “Zemra e Nenes”. Sipas tij, me nje program te vecante, qeveria eshte angazhuar per shkollimin, strehimin dhe punesimin e tyre.
Help Invalid People In Albania
0 Comments:
Post a Comment