I arrestuari per vrasjen e 18-vjecares, Neta Tanushi, dhe plagosjen e 22-vjecarit, Fatjon Luka, ka mohuar dje akuzat ne seancen e vleresimit te mases se sigurise. Tome Mrina ka mohuar faktin se ka marre pjese ne ngjarjen e pese diteve me pare, kur u sulmua me arme cifti i te rinjve, duke dhene te njejtin argument edhe per te birin, Klodianin. “As une dhe as im bir nuk jemi autore te ngjarjes. Nuk kemi qelluar ne makinen e Fatjon Lukes ne mbremjen e te dieles”, ka thene i akuzuari, Tome Mrinaj.
Por 49-vjecari nga fshati Rec i komunes se Velipojes ne rrethin e Shkodres ka pohuar te jete grindur dhe madje te kete pasur konflikte te ashpra me Fatjon Luken, qe prej tre muajsh. Theniet e tij nuk kane bindur togat e zeza te Shkodres. Perfaqesuesi i organit te akuzes ka kerkuar burg pa afat per Mrinen, duke u shprehur se ka prova te mjaftueshme qe vertetojne fajesine e te pandehurit dhe pjesemarrjen e tij ne vrasjen e Neta Tanushit dhe plagosjen e Fatjon Lukes.
Ai akuzohet per “vrasje me dashje, te kryer ne bashkepunim”, “vrasje me dashje, ne bashkepunim, te mbetur ne tentative” dhe “armembajtje pa leje”. Ne perfundim te gjykimit te ceshtjes, Gjykata e Rrethit te Shkodres ka vendosur te pranoje kerkesen e prokuroreve, duke lene ne burg pa afat Tome Mrinen. Seanca e djeshme eshte zhvilluar nen masa te rrepta sigurie. Nderkohe, policia e Shkodres ka bere te ditur se vazhdojne kerkimet per 22-vjecarin, Klodian Mrina, mbi te cilin rendojne te njejtat akuza, si edhe per babane e tij.
Prej pese ditesh uniformat blu kane ngritur disa postblloqe ne ane te ndryshme te Shkodres dhe kane organizuar disa aksione per kapjen e 22-vjecarit nga Reci i Velipojes, por pa mundur te prangosin te superkerkuarin. Mesohet se policia e Shkodres ka zhvilluar bisedime edhe me homologet ne Mal te Zi, duke llogaritur mundesine qe banori i zones kufitare te kete kaluar kufirin dhe te strehohet ne ndonje baze te mundshme ne shtetin fqinj. (Rudina Llazari / Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment