Prostitucioni ne Itali, plumba ne Polican

Berat-Nje 37-vjecar me banim ne kryeqytet eshte plagosur dy dite me pare prane nje distributori karburantesh ne dalje te qytetit te Policanit. Klementin Karaj i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia ka shpallur ne kerkim Shpetim Qaman, pronar i distributorit. Sipas uniformave blu, personi i kerkuar ka tentuar te vrase 37-vjecarin, te cilin e konsideronte pergjegjes per denimin disa vjet me pare te vellait te tij per “shfrytezim prostitucioni” ne Itali.

Konflikti i vjeter, i nisur pese vjet me pare ne Itali dyshohet te jete bere shkak per grindjen e ndodhur dy dite me pare ne qytetin e Policanit si rezultat i se ciles ka ngelur i plagosur Klementin Karaj. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Beratit bene me dije se 37-vjecari eshte qelluar me arme zjarri ne krah dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten nderkohe qe policia identifikoi autorin dhe eshte vene ne ndjekje te tij. Burime nga vendi i ngjarjes thane se ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Karburanti i Qamajve”. Klementin Karaj, lindur ne Polican dhe banues ne Tirane mesohet te jete pare pasditen e djeshme te udhetoje me makinen e tij ne dalje te ketij qyteti. Gjate kohes qe ai ka tentuar te largohet nga qyteti duke udhetuar me mjetin e tij tip “BMW X5” me targa TR 9979 A shume prane karburantit eshte qelluar me arme zjarri.

Deshmitaret ne vendngjarje i treguan policise se degjuan dy krisma. Njeri prej plumbave ka depertuar ne krahun e 37-vjecarit, i cili eshte derguar per ndihme mjekesore ne spitalin e Beratit ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Burime te repartit te kirurgjise prane ketij spitali bejne me dije se 37-vjecari ka mberritur me nje plage plumbi ne krahun e djathte. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur ekspertet e policise, qe kane nisur hetimet rreth ngjarjes.

Nga deklarimet e para mesohet se ngjarja ka ndodhur pas nje grindjeje mes 37-vjecarit dhe pronarit te pikes se karburantit, Shpetim Qama. Ky i fundit mesohet se pasditen e djeshme, ndersa ndodhej jashte prones se tij, eshte hasur me te riun, qe dikur kishte qene banor i ketij qyteti. Mes tyre mesohet te kete pasur vetem nje debat me fjale. Ndersa Karaj ka hipur ne makine dhe ka tentuar te largohet nga pika e karburantit, eshte qelluar nga pas me arme zjarri. Policia tha se nga keqyrja e vendit te ngjarjes jane gjetur dy gezhoja te kalibrit te vogel, te cilat jane bllokuar si prova materiale. (Eriola Hazizolli / Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors