Tetovë, Policia përleshet me grupet e armatosura "8 te vrare"


Burime jozyrtare bejne te ditur se aksioni policor është orientuar drejt arrestimit të grupit të armatosur të kryesuar nga Lirim Jakupi, i cili para pak kohesh u arratis nga burgu i Dubravës në Kosovë. Tete te vrare.

Ky eshte numri i viktimave ne perplasjen e sotme mes grupeve te armatosur dhe policise maqedonase ne fshatin Brodec te Tetoves, Maqedoni. Sic bejne te ditur mediat maqedonase, te vraret numerohen ne radhet e civileve, te cilet nuk kane mundur dot te largohen pasi fshatit i jane bllokuar hyrje-daljet, pas aksionit te policise.

Policia maqedonase nderkaq nuk ka deklaruar te dhena rreth civileve te vrare, porse ka pranuar aksionin ne Brodec. “Po s’pastrojme zonen e Tetoves”, citojne mediat burimet policore. Po nga te njejtat burime mesohet se ka dhe te plagosur nderkohe qe deshmitare okulare deklarojne se te shtenat vazhdojne ende.
Lidhur me situaten e tensionuar ne fshatin e Tetoves, parlamenti maqedonas eshte mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme ku po diskutohet siguria ne vend.
Tetove, Policia perleshet me grupet e armatosura. Deshmitaret: Ka te vrare
E tensionuar situata ne Brodic te Tetoves ne Maqedoni. Forcat e policise jane perleshur me grupe te armatosura. Sulmi i policise ka ndodhur ne oren 6:00 te mengjesit te sotem dhe sic ben te ditur agjencia e lajmeve KosovaPress si pasoje e luftimeve mes grupeve te armatosura dhe forcave te sigurise maqedonase shume shtepi jane perfshire ne flake. Sulmi i policise ka qene ajror dhe sipas RTK, dëshmitarët okularë bejne te ditur se ka te vrare dhe te plagosur nga te dyja palet mirëpo nuk dihet ende numri i saktë pasi të shtënat ende vazhdojne. Po sipas ketij burimi per momentin të gjitha hyrje daljet në fshat janë bllokuar dhe te shtenat vazhdojne, nderkohe qe gra e femije nuk mund ta braktisin ate dot ate.. Lidhur me ngjarjen Ministria e Brendshme e Maqedonisë nuk ka bere te ditur ende asnje infmormacion.
Por burime jozyrtare bejne te ditur se aksioni policor është orientuar drejt arrestimit të grupit të armatosur të kryesuar nga Lirim Jakupi, i cili para pak kohesh u arratis nga burgu i Dubravës në Kosovë
Duket se ne Maqedoni jane rikthyer tensionet e luftes se vitit 2001, ku mjaft fshatra shqiptare u dogjen ne betejen e grupeve shqiptare me forcat maqedonase. Kjo lufte shkaktoi mjaft viktima dhe gati e coi Maqedonine ne lufte civile. Lufta perfundoi me marreveshjen e paqes se Ohrit qe u dha shqiptareve me shume te drejta. (BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors