Rajoni ne gare per taksen e sheshte

Parlamenti bullgar ka miratuar dje taksen e sheshte ne nivelin 10 per qind. Me kete ndryshim ne nivelin e taksave, qeveritaret atje kane pohuar se kjo e ben Bullgarine me nivelin me te ulet te taksave ne Evrope, por ndoshta edhe ne bote. Deri me tani, kjo takse ishte ne nivelin 20-24 per qind. Kjo politike fiskale ka ngjallur debat ne Parlament, pasi, sipas opozites bullgare, miratimi i kesaj takse godet shtresat e varfra te shoqerise

”Ne nje kohe kur ekonomia e zeze eshte 30-40 per qind, taksa e sheshte eshte e vetmja menyre per te bere oligarket dhe te pasurit e Bullgarise te paguajne taksa”, jane shprehur ekspertet bullgare. Qe kur Estonia ka aplikuar taksen e sheshte ne vitin 1994, vendet e Evropes Lindore kane adoptuar kete takse, si nje menyre efikase per te adoptuar investimet e huaja. Aktualisht, kete takse e aplikon Sllovakia, Rumania, Shqiperia dhe shume ish-republika ruse. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors