Qeveria "shton" listën e financuesve të terrorizmit

Emrat e të akuzuarve nga Këshilli i Sigurimit të OKB, të cilët i janë shtuar edhe listës së qeverisë shqiptare

TIRANË- Qeveria shqiptare do të rifreskojë listën e personave dhe kompanive të dyshuara për financim të terrorizmit. Në një projekt- vendim të Këshillit të Ministrave, janë vendosur 36 emrate personave të sapopërfshirë në listën e Këshillit të Sigurimit të OKB, si terroristë apo bashkëpunëtorë dhe emrat e 6 kompanive, po ashtu të dyshuara për bashkëpunim me Al-Qaedan.

Lista e re është përgatitur nga Ministria e Financave, e cila ka për detyrë të kontrollojë dhe sekuestrojë pasuritë prej të cilëve dyshohet se përfiton Al-Qaeda. Nga një relacion i Ministrisë së Financave mësohet se menjëherë pas publikimit të listës do të fillojë puna për të zbuluar nëse këta persona kanë pasuri në Shqipëri.

Rinovimi

Burime nga qeveria bënë me dije se rinovimi i listës bëhet në bazë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe listës që ky i fundit rinovon çdo vit, duke hequr apo futur emra në të. Lista e re do të shërbejë për të verifikuar nëse personat apo kompanitë e përmenduara aty kanë pasuri në Shqipëri dhe menjëherë pas kësaj këto pasuri do të sekuestrohen.Në një relacion dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Ministria e Financave thotë se: "deklarimi i këtyre personave si persona të shpallur si financues të terrorizmit është i rëndësishëm për veprimtarinë e organeve të cilët do ndjekin këtë proces dhe veçanërisht për Ministrinë e Financave, pasi pas shpalljes së këtyre personave me Vendim të Këshillit të Ministrave, ajo ka detyrimin e marrjes së masave për sekuestrimin, bllokimin e pasurisë dhe ndalimin e financimeve". Ky proces pritet të fillojë menjëherë pas zyrtarizimit të emrave të rinj të përfshirë në listë e KS të OKB-së si financues të terrorizmit.

Verifikimet

Relacioni i Ministrisë së Financave nuk zbulon nëse kanë apo jo pasuri në Shqipëri personat e vendosur në listë. Por ai lë të kuptojë se organet e shtetit kanë informacione për pasuri të këtyre kompanive e personave dhe me publikimin e listës do të bëhet edhe sekuestrimi e bllokimi i tyre. Ministria njofton se ndryshimi i listës nuk është përfundimtar, pasi Këshilli i Sigurimit dhe organizmat e tjera në funksion të luftës kundër terrorit ku Shqipëria aderon, e ndryshojnë herë pas here këtë informacion, duke shtuar apo hequr emra nga lista. Pikërisht për këtë arsye Shqipëria duhet të bëjë menjëherë publike këto lista dhe të veprojë për bllokimin e pasurive të këtyre kompanive që mund të ndodhen në vendin tonë.

ANTITERRORI

Sekuestrimet në Shqipëri për

njerëzit "non grata" të OKB

TIRANË- Deri tani, Shqipëria është cilësuar si një nga bashkëpunëtoret më të mira të SHBA-ve dhe koalicionit antiterror, duke bllokuar dhe sekuestruar pasuritë e të dyshuarve për lidhje me terrorizëm në vendin tonë. Vendi ynë ka dëbuar një sërë organizatash të dyshuara të lidhura me terrorizmin dhe njëkohësisht ka bllokuar pasuritë e tyre. Një ndër fondacionet më të rëndësishme të bllokuara, Al-Haramain i janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme pasurish në kryeqytet dhe rrethinë, gjithashtu janë bllokuar pasuritë e një prej sheikëve mjaft të njohur arabë, Yassin Kadi dhe të disa personave të tjerë të përfshirë në këtë listë që kishin pasur veprimtari ekonomike në vendin tonë. Tashmë pritet që të verifikohet edhe lista e re, e saposhpallur nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëse ndonjë prej emrave aty ka investuar në vendin tonë.

A. Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me Al-Qaeda

1. Ahmed El Bouhali, (i njohur ndryshe si Abu Katada)

2. Faycal Boughanemi (i njohur ndryshe si Faical Boughanmi)

3. Abdelkader Laagoub

4. Khadafi Abubakar Janjalani

5. Saad Rashed Mohammad Al-faqih

6. Adel Abdul Jalil Batterjee

7. Baasyir, Abu Bakar

8. Rifki Taufik

9. Anshori Abdullah Anshori

10. Abd Al-Hamid Sulaiman Al-Mujil

11. Ismail Mohamed Ismail Abu Shaëeesh

12. Jamal Housni

13. Nessim Ben Romdhane Sahraoui

14. Merai Zoghbai

15. Ibrahim Mohamed Khalil

16. Lokman Amin Muhammed

17. Sajid Mohammed Badat

18. Hani Al-Sayyid Al-Sebai

19. Mahdhatmursi Al-Sayyid Umar

20. Al-Sayyid Ahmed Fathi Husayn Alayëah

21. Zaki Ezat Zaki Ahmed

22. Abdallah Mohamed Ragab Abdel Rahman

23. Mohammed Ahmet Shaëki Al Islambolly

24. All Sayyid Muhamed Mustafa Bakri

25. Isnilon Totoni Hapilon

26. Radulan Sahiron

27. Jainal Antel Sali Jr

28. Ata Abdoulaziz Rashid

29. Dieman Abdulkadir Izzat

30. Yasser Mohamed Ismail Abu Shaëeesh

31. Mazen All Hussein

32. Farhad Ka Bi Ahmad

33. Rafik Mohamad Yousef

34. Salem, Nor Eldin, Al-Dabski, Abdullah Ragab

35. Said, Youssef, Ali, Abu Aziza, Abdul Hamid

36. Salemaly, Soliman, Massoud, Abdul Sayed, Mohamed Osman

B. Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaeda

1.* "Ibrahim Buisir" përfaqësues i fondacionit Iara në Irlandë;

2.* "Elehssan";

3.* "Lashkar-e- Tayyiba";

4.* "Inter Islamic Relief Organization" -IIRO Indonezi, Filipine.;

5.* Al-AkhtAr. Trusti International;

6.* Misa-Malaysian Sëiss, Gulf and African Chamber.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors