Prokuroria: Duka, i denuar ne Bullgari per droge

Replika ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne Tirane per 2 tone hashash, te kapur kater dite me pare ne Kakavije, brenda nje mauneje. Isuf Duka, 50 vjec, i arrestuar per transportin e lendes narkotike, ka deshmuar dje se nuk kishte dijeni per kete sasi dhe se do shkonte drejt Greqise per te marre portokalle. Por prokurori i ceshtjes, ndersa kerkoi gjate mases se sigurise diten e djeshme “arrest me burg”, argumentoi se Duka ishte arrestuar dhe denuar tre vite me pare edhe ne Bullgari, po per droge.

“Une nuk jam denuar ne Bullgari, por kam marre pafajesine, pasi me akuzuan per trafik droge. Vetem jam arrestuar, por e fitova pafajesine”, kundershtoi 50-vjecari, duke kerkuar mase me te lehte sigurie. Gjyqtari kryesues i trupit gjykues vendosi “arrest me burg” ne fund te seances, per vepren penale te “trafikut nderkombetar te lendeve narkotike”, duke mos vleresuar deshmine e Dukes, se ai s’ishte ne dijeni te hashashit.

“Diten e ngjarjes isha drejtues i maunes dhe kam dhene shpjegime te imtesishme nje dite pas arrestimit ne polici, pasi gjate ndalimit nuk isha ne gjendje per te folur, sepse u shokova”, ka rrefyer dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda i akuzuari Isuf Duka. Duke iu drejtuar trupit gjykues, 50-vjecari ka thene se rrefimi i tij gjendej edhe ne dosjen e prokurorise, ndersa mund te vendosej cfaredolloj mase sigurie. Prokurori i ceshtjes i kerkoi gjykates vleresimin e ligjshem e arrestimin ne flagrance te Dukes dhe caktimin e mase se sigurise “arrest me burg”. Nderkohe qe vete mbrojtja e ka pranuar arrestimin ne flagrance te Dukes, por i kerkoi gjyqtarit Luan Hasnezirit caktimin e nje mase sigurie me te bute, e pikerisht arrestin shtepiak. “Duke marre parasysh se klienti im nuk ka qene i denuar me pare per vepren penale, per te cilen akuzohet aktualisht, dhe duke pasur parasysh se ka nje familje dhe nuk perben rrezik per t’u larguar ose te perserise serish vepren, i kerkojme gjykates caktimin e nje mase sigurie me te lehte”, ka thene avokatja Vjollca Pustina.

Por sipas organit te akuzes, 50-vjecari eshte denuar edhe me pare per te njejten veper penale ne Bullgari, ndaj nuk mund te jepej “arrest shtepie”. Precedentin e ka pranuar edhe vete i dyshuari, por jo se ishte denuar per trafik droge. “Une mora pafajesine per kete ceshtje pas tre vitesh gjyq”, tha ai, duke mohuar implikimin. Dje, gjate caktimit te mases se sigurise, prokurori i ceshtjes i ka bere te ditur gjyqtarit te gatshem, Luan Hasnezirit, se Isuf Duka, banues ne Tirane, eshte nisur kater dite me pare drejt Kakavijes me nje kamion, tip “Volvo”, me targa TR 4261 B. Nderkohe qe gjate nje kontrolli ne dogane, ne pjesen e perparme te kamionit eshte gjetur nje sasi lende narkotike e llojit kanabis sativa, qe ishte salduar brenda nje hapesire.

“Duka, i denuar ne Bullgari”

Isuf Duka, 50-vjecari i arrestuar dhe akuzuar per “trafik te lendeve narkotike” drejt Greqise, eshte denuar edhe me pare per te njejten veper penale. Kete fakt e ka bere te ditur dje prokurori i ceshtjes, gjate mases se sigurise. Isuf Duka mesohet te jete arrestuar disa vite me pare ne Bullgari, me nje sasi lende narkotike. Nderkohe qe mungesa e provave e ka lene te lire Duken. Ky i fundit mesohet se per tre vite me radhe ka fituar pafajesine ne gjykaten bullgare. Por ne fundjave, te pandehurit i jane sekuestruar plot 72 canta sportive me ngjyre te zeze, si dhe 5 thashe plastmasi me hashash te presuar, me sasi 2200 kg hashash, te futura brenda kamionit. Aktet e hetimit te prokurorise permbanin fleten e arrestit te dates 25 te ketij muaji, kur ka ndodhur ngjarja, sasite e droges, deshmite dhe prova te tjera materiale.

Duka: “Po shkoja per te blere portokalle”

Ngjarja per te cilen akuzohet 50-vjecari Isuf Duka ndodhi ne daten 25 nentor te ketij viti ne doganen e Kakavijes, Gjirokaster. Sipas akuzes,, Duka ishte duke udhetuar drejt shtetit fqinj, Greqise, me nje kamion tip “Volvo”, prone e tij. Sipas rrefimit te tij pas ndalimit, shkaku i udhetimit per ne Greqi ka qene pikerisht furnizimi me portokalle. Gjate kontrollit ne piken kufitare, Duka i eshte nenshtruar nje kontrolli te imtesishem nga ana e bluve, ku dhe jane sekuestruar sasia e droges, e fshehur ne pjesen e pare te makines, nga nje llamarine. Ne daten 27, Duka eshte sjelle ne kryeqytet, pasi hetimet i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda. Dy dite me pare, blute kane transportuar dhe 2200 kilograme lende narkotike e llojit kanabis sativa, e cila me pas i eshte nenshtruar edhe ripeshimit. (Redinalda Caushaj / Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors