Neser “rishpallet” pavaresia ne Tirane

“Tashti shpallem independencen n’emen te Shqipenise. Kerkojme e lutemi te ruhen te drejtat e pamohueshme t’independences tone. 26 nendor 1912”. Lajmi u perhap me shpejtesi. Plot 11 bij te vjeter Tirane, lajmeruan me telegram “shkelqesine e tije”, Ismail Bej Qemalin me dt. 26 nentor, plot 95 vjet me pare se Tirana ishte e “mosvarme”.

Teksti i shkurter, i nenshkruar nga Fuat Bej Toptani, Refik Bej Toptani, Abdulla Gjinali, Xhelal Bej Toptani, Myderiz Hysejn (Shehri), Myslim Beshiri, Selim Petrela dhe Papa Nikolla Papajani, kishte brenda nje entuziazem te madh. Dhe nuk vonuan. Me te ngritur flamurin kuqezi, keta bij trimash ia derguan lajmin e gzuem Ismail Qemalit, i cili po pergatitej te shpallte pavaresine edhe ne Vlore, gje qe do ta arrinte vetem dy dite me pas...

Pergjegjesi i sektorit te Trashegimise, ne Bashkine e Tiranes, Valter Gjoni, tregon si do te organizohen nje sere aktivitetesh me rastin e shpalljes se pavaresise ne Tirane, ne bashkepunim me Drejtorine e Kultures. “Me rastin e 95-vjetorit te Pavaresise, Bashkia e Tiranes do te organizoje disa aktivitete. “Paraditen e dates 26 nentor, do te zhvillohet krosi i pavaresise. Kjo gare do te behet ne rruget te cilat mbajne emrat simbolike te kesaj dite, duke nisur nga rruga “Ismail Qemali”, “Sheshi i Pavaresise” dhe rruga “28 Nentori”, qe perfundon prane bashkise”, thote Gjoni. Sipas tij, eshte planifikuar edhe ceremonia e Levizjes se Flamurit nga 12 pasardhesit e figurave qe ngriten flamurin para 95 viteve. Ngritja e flamurit do te shoqerohet nga Ansambli Tirana dhe nga Orkestra Frymore e Bashkise. Ndersa pritet qe nje flamur t’i dhurohet kryebashkiakut Rama, ne shenje simbolike.

Sipas Gjonit, me 26 nentor te vitit 1912, kane qene 12 patriote dhe figura te shquara te Tiranes, qe kane ngritur flamurin e Pavaresise. Edhe per 95-vjetorin e Pavaresise, ne menyre simbolike, pasardhesit e ketyre familjeve, do te ngrene flamurin e Pavaresise dhe do ta dorezojne prane Bashkise se Tiranes. “Levizja simbolike e flamurit do te shoqerohet nga perfaqesues te 12 familjeve qe kane ngritur flamurin para 95 viteve. Do te jene perfaqesues te Toptaneve, nga familja e Abdi, Murat, Refi dhe Fuat Toptani, te cilet kane qene ne grupin e 12 personaliteteve qe kane shpallur pavaresine e Tiranes. Gjithashtu, do te jene edhe perfaqesues te familjes Pazari, Banka, Nishku, Ndroqi, Shehri, Papajani, Beshiri, si dhe Deliallisi”, sqaroi pergjegjesi i sektorit te trashegimise ne Bashkine e Tiranes. Sipas tij, data 26 nentor nuk eshte vetem dita e Pavaresise se Tiranes, por eshte dhe dita e krijimit te Bashkise se Tiranes, pasi po ne kete dite eshte larguar administrata turke dhe pushtetin lokal te asaj kohe e moren ne duar patriotet e qytetit te Tiranes. Kryetari i pare i Bashkise se Tiranes ka qene Zyber Hallulli, te cilin e zgjodhi pleqesia e qytetit. “Zyber Hallulli eshte pjese e historise se qytetit, jo vetem se ka qene kryetari i pare i Bashkise se Tiranes, por edhe sepse ka celur shtepine e pare te femijeve jetime ne 1917”, sqaron Gjoni, duke shpjeguar edhe shkakun pse Shtepise se pare te Femijes ne kryeqytet i eshte vendosur pikerisht emri i tij ne shenje nderimi.

Myrtesim Llagami, rruge e re ne kryeqytet

Vendi qe dikur ka qene nen pronesine e intelektualit dhe arsimtarit Myrtesim Llagami eshte perjetesuar pikerisht me emrin e tij. Me kete rast, kane filluar edhe aktivitetet per festen e pavaresise, sigurisht ne vazhdimesi te festes se clirimit te Tiranes. Keshtu, dje ishte planifikuar emertimi i rruges ne fjale, qe nis nga ura mbi Lane, tek ish-stacioni i fundit i Tiranes se Re, e deri te rruga e Kavajes. Sipas drejtorit te Trashegimise ne bashki, Valter Gjoni, ky sektor po perpiqet qe te rinovoje datat historike te kryeqytetit, jo vetem ato te Luftes Nacional Clirimtare, por te te gjitha datave qe kane lidhje me qytetin e Tiranes. “Prej rreth 7-8 viteve po merremi me perjetesimin e figurave. Duke bere te mundur qe cdo personalitet te Tiranes dhe date historike ta bejme te pavdekshme, duke emertuar rruge edhe sheshe”, tha Valter Gjoni, pergjegjes Sektori i Vlerave Historike dhe Ruajtjes se Trashegimise Kulturore prane Drejtorise se Kultures. Sipas tij, edhe data te tjera te shenuara, qe bejne historine e kryeqytetit, do te perkujtohen dhe nderohen po aq larmishem nga ana e Bashkise se Tiranes. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors