Liberalizimi i vizave, frike per mos zbatimin e paktit qe ne janar 2008

Ne Bruksel eshte zhvilluar konferenca “Drejt liberalizimit te vizave per Shqiperine”. Ne kete konference, qeveria shqiptare ka kerkuar qe Komisioni Evropian te dergoje sa me shpejt udhezimet per lehtesimin e vizave ambasadave te ndryshme ne Tirane. Nderkohe qe shoqeria civile nuk eshte aq optimiste, lidhur me respektimin e marreveshjes per lehtesimin e vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, qe ne 1 janar te vitit 2008 hyn ne fuqi.

Ajo frikesohet se shtetet anetare nuk do ta respektojne sic duhet marreveshjen. Por autoritetet shqiptare i druhen gatishmerise se shteteve te unionit per ta zbatuar ate. Zyrtare te Ministrise se Jashtme dhe shoqerise civile ishin ne Bruksel, ku organizuan konferencen me teme "Shqiperia dhe BE pas nenshkrimit te marreveshjes". Shefi negociator, Ferit Hoxha, u shpreh se vendet anetare dhe konsullatat e tyre do te marrin te gjitha udhezimet dhe menyren se si do te zbatohet marreveshja brenda nentorit. Por, perfaqesues te shoqerise civile shprehin frike se vendet anetare nuk do te respektojne sic duhet marreveshjen. "Kjo nuk eshte menyra e duhur, zgjidhja e plote eshte liberalizimi me kusht dhe me pas nje liberalizim “de facto", u shpreh Ditmir Bushati. Gjithsesi, qeveria ka treguar angazhimin per te pasur takime, sa here qe do te gjykohet, se ka per te diskutuar.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors