Kryeministri Berisha: Projekti për centralin bërthamor, projekt i realizueshëm në një periudhë afatgjatë

Kryeministri Berisha u shpreh sot se qëndrimi i Shqipërisë për ndërtimin e një centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike ka bazë të plotë reale, por një projekt i tillë mund të realizohet në një periudhë afatgjatë.

Duke shpjeguar qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë çështje, Kryeministri i cilësoi këto si përpjekje serioze, të cilat kërkojnë një kuadër ligjor shumë të hollësishëm, negociata me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Vjenë dhe ndihmën e kësaj agjencie.

“Unë në asnjë lloj rrethane nuk mund të marr përsipër që të privoj Shqipërinë nga ky burim energjetik kaq të rëndësishëm, siç është energjia nukleare”, deklaroi Kryeministri Berisha.

Kryeministri sqaroi se për realizimin e këtyre projekteve nuk do të ketë angazhim të fondeve publike, por nënvizoi se në rast se kompania Westinghouse apo kompani të tjera e gjykojnë të arsyeshëm investimin në një central nuklear në Shqipëri janë plotësisht të mirëpritur duke respektuar të gjitha standardet ndërkombëtare.

Më tej Kryeministri duke iu referuar kundërshtimit të opozitës ndaj një projekti të tillë theksoi se opozita kundërshton gjithçka, por shprehu besimin se ajo nuk ka bërë zgjedhjen e duhur. (Peshkupauje)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors