Baric, zhgenjim dhe besim te kuqezinjte

Ka qene mjaft i zhgenjyer Oto Baric pas miqesores kunder Shqiperise U-19, sa ne analizen e djeshme ka derdhur gjithe nervat e tij, sidomos per pjesen e pare, ku kuqezinjte nuk ishin ne gjendje te krijonin asgje. Nuk kane munguar tonet e larta nga kroati, lehtesisht te kuptueshme, per ate paraqitje te dobet te Kombetares ne mesjave, por, megjithate, Baric nuk ka ngurruar as te thote se eshte i bindur te triumfi. Sipas asaj qe u mesua menjehere pas perfundimit te analizes, Baric nuk ka qene aspak i frikesuar ndaj Bjellorusise, aq sa u ka deklaruar lojtareve se mund te eksperimentohet nje rreshtim i ri per Kombetaren tone.

Analiza e djeshme ka nxjerre ne pah ate qe kuqezinjte kerkojne me ngulm: fitoren. Kroati u ka kerkuar lojtareve qe te bejne lojen e tyre dhe te bejne maksimumin, sepse kjo ndeshje eshte vertet e rendesishme dhe se duhet bere gjithcka per ta arritur ate. Triumfi do te saldonte perfundimisht vendin e katert ne grup dhe do te garantonte kalimin ne vazon e katert per ne boterorin, pasi vendi i 70 ne renditjen boterore dhe i 34-i ne ate kontinentale, na e ofrojne kete mundesi. Kujtojme se 4 vjet me pare, kuqezinjte e kane mbyllur fushaten ne vendin e 94-et, ne renditjen boterore dhe ne te 39-en ne ate kontinentale, duke u klasifikuar keshtu ne vazon e peste.

Surpriza e plakushit kroat neser, me sa duket, do te jete pikerisht rreshtimi, nje formacion ndryshe nga heret e tjera. Sipas asaj qe u tha ne analize, kroati do t’i besoje neser nje formacioni me karakter te theksuar sulmues, duke kerkuar qe te mbylle hesapet qe ne pjesen e pare. Kater sulmuesit qe ka ne dispozicion i lejojne te zgjedhe dhe Ervin Skela pas tyre i jep me shume besim kroatit, qe, gjithsesi, kesaj here “nuk e diskuton fitoren”. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors