Makina e tij ka ndaluar afer shinave te trenit, shume prane fshatit Domje dhe ne kete moment ka nisur t’i fuse duart shokut te tij, me te cilin sapo perfundoi se piri nje kafe pas pune. Rezistenca e 18-vjecarit qe punonte ne nje firme afer autostrades Tirane-Durres, ka irrituar drejtuesin e mjetit qe kerkonte te kryente marredhenie homoseksuale. Refuzimit 24-vjecari i dyshuar, Shkelzen Marku, i eshte pergjigjur me goditje grushtesh e shkelmash, ndersa tjetri ka arritur te shpetoje dhe denoncoje oret e vona te se dieles ne Komisariatin e Policise Nr. 5 ne Kamze te Tiranes per rrahje e tentative te kryerjes se marredhenieve homoseksuale me dhune.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21.00 te se dieles, afer autostrades Tirane-Durres, jo shume larg shinave te trenit ne afersi te fshatit Domje. Shkelzen Marku, 24 vjec, banues ne fshatin Domje te Tiranes, u kap mengjesin e djeshem nga agjentet e Komisariatit Nr. 5 ne Kamze pas denoncimit te te demtuarit, emri i te cilit nuk publikohet nga policia, por mesohet se eshte fqinj i te dyshuarit. Burime policore thane dje per gazeten “Koha Jone”, se “dy te rinjte jane fqinj me njeri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur ne momentin kur kane qene duke shkuar ne shtepi, ndersa kishin pire nje kafe pas mbarimit te punes”. Gjate keqyrjes se trupit mjeket gjeten shenja te dhunes fizike, por marredheniet homoseksuale kane mbetur ne tentative. Ne pyetje jane marre edhe prinderit e dy te rinjve, qe kane mohuar te kene pasur konflikte apo qe femijet e tyre te kishin prirje te tilla seksuale. Ndersa i dyshuari, Marku, mesohet te jete shprehur, se kishte qene i dehur dhe nuk mbante mend asgje nga ngjarja.
“Nuk mbaj mend gje, per ate qe me thoni, kam qene i pire dhe nuk me kujtohet te kem vepruar ne kete menyre me fqinjin”, - mesohet te kete thene gjate marrjes ne pyetje ne Komisariatin Nr. 5 Shkelzen Marku pas arrestimit. Sipas hetimeve te kryera, 24-vjecari i prangosur kishte shkuar ne afersi te punes se shokut te tij dhe e ka pritur deri ne momentin qe ky i fundit ka perfunduar turnin. Me pas i kishte kerkuar qe te pinin nje kafe se bashku, duke ndenjur per pak ore. Duke qene dhe fqinje me njeri-tjetrin, te rinjte jane nisur per te shkuar ne shtepi se bashku, ku 18-vjecari, qe pretendon se eshte dhunuar, nuk ka dyshuar. Duke perfituar nga erresira dhe levizjet e pakta, 24-vjecari Marku ka tentuar te kryeje marredhenie homoseksuale me dhune brenda ne makine. Por ka hasur ne rezistencen e adoleshentit, qe mundi te largohej, por me disa plage ne trup, te marra nga perleshja. I demtuari u ka rrefyer prinderve, qe e shoqeruan per ne komisariat me qellim denoncimin. Pas ndalimit Markut i eshte komunikuar akuza e “marredhenies seksuale me dhune me te rritur, e mbetur ne tentative”.
Kodi Penal
Marredheniet homoseksuale me dhune me te rritur
Kryerja e marredhenieve homoseksuale me dhune me te rritur denohet me burgim nga dy gjer ne shtate vjet. Kur marredhenia homoseksuale me dhune kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, ose kur te demtuarit i shkaktohen pasoja te renda per shendetin, denohet me burgim nga pese gjer ne dhjete vjet. Kur vepra ka sjelle si pasoje vdekjen ose vetevrasjen e te demtuarit denohet me burgim nga dhjete gjer ne njezet vjet.
Precedentet
10 nentor 2007
Eduart Sefedin Muhaxhiri, 38 vjec, me banim ne Elbasan, tranvestit, u arrestua pak dite me pare, pasi ishte duke kryer prostitucion me 23-vjecarin F.C., me banim ne kete qytet. Ngjarja u evidentua nga policia, ne afersi te nje lokali ne qender te qytetit. Policia, e sinjalizuar per aktin pervers, ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe i ka vene pranga 38-vjecarit.
31 gusht 2007
Nje 47-vjecar eshte kapur duke kryer marredhenie homoseksuale me nje 16-vjecar nga Kavaja. Disa muaj me pare nga komisariati i policise Kavaje eshte mundesuar kapja dhe me pas arrestimi i Tahir Sula, 47 vjec, banues ne Elbasan, pasi gjate rruges me tren nga Tirana ne Kavaje dyshohet se ka kryer marredhenie homoseksuale me nje adoleshent.
20 qershor 2007
Erjon I., 15 vjec, nga Tirana, eshte vene ne pranga nga forcat policore te Tiranes, pasi ne oren 13.00, ne Koder Kamez, ne bashkepunim me bashkemoshatarin e tij I. I., 15 vjec, kane tentuar te kryejne marredhenie homoseksuale me dhune dhe kane kryer veprime te turpshme ndaj te miturit D. Z, 10 vjec. Policia ndaloi pak kohe me vone dhe personin tjeter, te akuzuar. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment