Avokati i Popullit shprehet kunder rritjes se cmimeve te energjise. Ashtu si edhe gjate tryezes se organizuar gjate vitit te kaluar per diskutimin e cmimeve per kete vit, perfaqesuesit e ketij institucioni e kane quajtur abuzive kete kerkese. Sipas Ervin Karamucos, perfaqesues i Avokatit, KESH-i eshte ne kolaps financiar dhe rritja e cmimeve nuk do te ndikoje aspak ne daljen nga kriza.
“Ju nuk mund te ndermerrni nje hap te tille, kur cilesia e sherbimit qe ju ofroni eshte shume e keqe, madje numri me i madh i ankesave te depozituara ne zyrat tone lidhen pikerisht me problemet e furnizimit me energji”, deklaroi Karamuco. Reagimi i ketij institucioni eshte mbeshtetur edhe nga grupet e tjera te interesit qe merrnin pjese ne kete seance degjimore. Madje, edhe njeri prej perfaqesuesve te kompanise “Kurum”, deklaroi se cmimet e reja te energjise, qe jane propozuar, jane abuzive. Kjo kompani, e cila furnizohet nga tensioni i larte peson edhe rritjen me te madhe te cmimit te energjise per vitin e ardhshem. Nderkohe ne te njejten linje ka qene edhe shoqata per Mbrojtjen e Konsumatorit, duke deklaruar se ne asnje menyre, Korporata nuk duhet te propozoje keto tarifa cmimesh. Madje, ata i kerkuan ERE-s qe te mos miratoje propozimet e bera nga Korporata. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment