Korporata Elektroenergjetike Shqiptare propozon nje rritje mesatare ne masen 37 per qind te cmimeve te energjise elektrike per vitin 2008. Dje, KESH-i propozoi tre variante per aplikimin e cmimeve te reja, mbi te cilat ka perllogaritur te gjithe efektet negative dhe pozitive per konsumatoret. Keshtu, per vitin e ardhshem, eshte propozuar nje tarife mesatare prej 9,78 leke/kwh. E ndare ne kategorite perkatese, ne rast te miratimit te ketyre tarifave nga Enti Rregullator i Energjise, konsumatoret familjare do te paguajne rreth 20 per qind me shtrenjte nje kwh energji.
Ndersa biznesi do te jete ai qe do te kete edhe koston me te larte, duke paguar rreth 57 per qind me shume nje kwh energji. Sipas perfaqesuesit te KESH-it, Kondor Xheka, me tarifen mesatare prej 9,78 leke/kwh, Korporata garanton te mos kete kufizime te energjise elektrike. Duke argumentuar kerkesen e bere per kete tarife mesatare, Xheka theksoi se nje tarife me e ulet se kjo mase, do te ndikoje qe ne vitin 2008, te kete per cdo 0,4 leke te munguar te energjise 2 ore kufizime ne dite, qe do te frenoje rritjen ekonomike. Ne kuader te marrjes se mendimeve, lidhur me miratimin e tarifave te reja te energjise, Enti Rregullator i Energjise, organizoi dje nje seance degjimore rreth propozimit te KESH-it per tarifat e reja te energjise elektrike per vitin 2008.
Per kategorine familjar, eshte propozuar qe nga 7 leke, nje kilovat ore ne 2008 te shitet me 8,40 leke, ose 20 per qind me shume. Rritja me e madhe propozohet per kategorite e tjera te tensionit te ulet, si bizneset, ku nga 8 leke kerkohet cmim 12,7 leke per kilovat/ ore. Te konsumatoret e tensionit te ulet, do te jene furrat e bukes, qe mund te perballen me rritje me te madhe, pasi aktualisht ata paguajne 7,5 leke per nje kilovat/ore, ne nje kohe, kur per 2008 kerkohet cmim 12,7 leke, pra rreth 69 per qind me shume. Nderkohe, bleresit e energjise ne tensionin e mesem, mund ta paguajne 10,8 leke nje kilovat/ore, nga 7 leke qe e paguajne aktualisht. Rritja me e madhe per vitin e ardhshem eshte kerkuar per konsumatoret e tensionit te larte, sic jane industrite e renda. Nga 4,5 leke, KESH kerkon per vitin e ardhshem nje cmim prej 8,7 leke, qe e perkthyer ne perqindje do te thote rreth 93 per qind me shume. Pas seances degjimore brenda muajit dhjetor, Enti Rregullator i Energjise te pranoje ose te hedh poshte cmimet e reja te energjise.
Nga do te plotesohen kerkesat
Ne baze te propozimit te KESH-it, kerkesa e konsumatoreve jo familjare, te cilet furnizohen nga Tensioni i Larte dhe i Mesem, pritet qe te plotesohen 20 per qind nga prodhimi vendas dhe 80 per qind nga importi. Ndersa ate konsumatore, te cilet furnizohen nga TU te kene 50 per qind nga prodhimi vendas dhe po aq nga importi. Per konsumatoret familjare, furnizimi do te garantohet 81 per qind nga prodhimi vendas dhe 19 per qind nga importi, duke synuar edhe nje cmim me te ulet per kete grup konsumatoresh. Propozimet e KESH-it, mbeshteten ne Strategjine Kombetare te Energjise, e hartuar ne vitin 2003 dhe e perditesuar ne vitin 2006. Sipas kesaj strategjie afatgjate, parashikohet nje rritje prej 5 per qind te kerkeses vjetore per energji, si dhe nje rritje mesatare te tarifes se energjise prej 8 per qind ne vit. Pritet qe edhe per vitin 2008, konsumatoret te vazhdojne pagimin e energjise sipas dy niveleve me kuota te percaktuara, mbi te cilat do te behen dhe ndryshimet e cmimeve te energjise elektrike. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment