Bleona Qerreti


Bleona shet fustanin e skenës për 250 euro

Këngëtarja Bleona Qerreti me çdo kusht dëshiron të jetë në një hap me yjet e arenës botërore. Duket se bën çmos vetëm e vetëm për t’u paraqitur moderne dhe sa më ekstravagante duke blerë veshje të firmave më të njohura.

Por kjo gjë siç duket nuk e dëmton edhe aq buxhetin e Bleonës pasi ajo ndjek edhe një hap tjetër të yjeve gati-gati deri në kopjim. Mësohet që një fustan të cilin Bleona e ka veshur në vetëm një paraqitje të saj në skenë ia ka shitur për 250 euro një vajze nga Kosova. Ka qenë vajza e cila është tërhequr shumë nga veshja e Bleonës por edhe për faktin se ai është mbajtur në skenë nga këngëtarja e saj e preferuar. Në këtë rast Bleona nuk ka dalë e dëmtuar nga shpenzimi marramendës për lookun ndërsa vajza ka mbetur shumë e kënaqur. Në mbrëmjen e saj të maturës ajo ka mbajtur veshur fustanin e këngëtares bukuroshe. (Celebrite)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors