Euroizimi i ekonomise, qofte si anetaresim ne Bashkim Monetar Evropian apo dhe si vendim i njeanshem i autoriteteve te vendit, do te thote qe de facto, vendi behet pjese e nje bashkimi ekonomik e monetar me zonen e euros. C'do te thote te anetaresohesh ne nje bashkim monetar? Sipas, studimit qe ka bere ne lidhje me kete ceshtje Selami Xhepa, ekspert ne kete fushe, tre jane karakteristikat baze te tij: Se pari, anetaresia ne nje bashkim monetar do te thote te heqesh dore nga sovraniteti monetar. Politikat monetare, duke perfshire kuadrin ne te cilin realizohet kjo politike dhe strategjite dhe instrumentet e perdorura, behen evropiane. Se dyti, bashkimi monetar realizohet qe ai te zgjase ne kohe. Hyrja ne te eshte nje rruge qe nuk ka kthim mbrapa. Prapesimi i nje vendimi te tille do te kishte nje kosto ekonomike dhe politike te pallogaritshme.
Se treti, zona e euros, dallon nga te gjitha zonat e tjera monetare, te cilat perkufizohen - te pakten zakonisht - si zona te nje shteti te vetem sovran. Megjithese kane nje politike te perbashket monetare, vendet anetare ndjekin politika te decentralizuara ne ceshtjet fiskale, te tilla si buxheti, taksat dhe politikat sociale. Ne vecanti, politikat fiskale duhet t'i nenshtrohen rregullave te percaktuara ne Traktatin e Mastrihtit dhe Paktit te Stabilitetit dhe Rritjes. Kjo do te thote qe vendi ruan pavaresine ne hartimin dhe realizimin e politikave fiskale dhe buxhetore, por brenda nje kuadri te caktuar kufizimesh, te percaktuara ne Traktat (sic jane madhesia e deficitit buxhetor dhe e borxhit te pergjithshem dhe kufizimet ne financimin direkt te deficitit nga autoriteti monetar).
Perfitimet
Siguri me e madhe e kursit te kembimit: nuk mund te zevendesohet me lehtesi nje valute qe nuk ekziston apo nje valute, kursi kembimi i se ciles eshte vendosur me ligj.
Si konkluzion mund te themi qe kursi i kembimit ne Shqiperi eshte i lire dhe i qendrueshem, keshtu qe Shqiperia ne kete drejtim nuk do te kishte nje perfitim shume te madh.
Ulja e normes se inflacionit - pershtatja me nje monedhe te forte reflekton stabilitet ne vend cka perkthehet ne norma te uleta inflacioni.
Kredibilitet me i madh i politikes qeveritare - shume ekonomiste besojne se qeverive qe u mungon kredibiliteti mund te marrin borxh ate nga vendet e tjera, duke adoptuar zyrtarisht nje monedhe te forte dhe te qendrueshme. Ne rastin e Shqiperise, Banka e Shqiperise vleresohet nga shume institucione nderkombetare financiare per punen dhe veprimtarine e saj, cka tregon rritjen e kredibilitetit te saj jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, qe ndikon pozitivisht ne tregun nderkombetar te huadhenies.
Kosto me te uleta transaksionesh - perdorimi i nje monedhe te perbashket, si mase vleresimi dhe mjet kembimi, ka kosto me te uleta transaksionesh, megjithate ky si argument nuk duhet mbivleresuar. Perdorimi i nje njesie te vetme llogarie gjithashtu i ben cmimet me transparente. Te shprehura nen nje emerues te perbashket, cmimet jane lehtesisht te krahasueshme, por edhe ky argument nuk ka nje peshe shume te madhe, nisur nga nje shembull i thjeshte konkret se turistet jane ne gjendje te bejne nje krahasim shume te mire te cmimeve, pavaresisht nga fakti se jane te shprehura ne monedha te ndryshme. Edhe ne rastin e Shqiperise, kalimi ne nje euroizim te njeanshem do te kishte perfitime ne drejtim te uljes se kostove te transaksioneve, por sic e theksuam edhe me lart ky perfitim nuk duhet mbivleresuar.
Norma me te uleta te interesave - mendohet se lidhja me nje monedhe te forte nderkombetare sjell uljen e normave, duke promovuar keshtu investime dhe si rrjedhoje nje rritje te ekonomise se vendit. Por a vlen ky pergjithesim ne rastin e Shqiperise? Normat e interesit ne Shqiperi jane mjaft te uleta, cka do te thote se ne rastin e nje euroizimi te njeanshem Shqiperia nuk do te kishte perfitime te medha ne kete drejtim.
Zgjerimi i tregtise dhe rritje e flukseve te investimeve te huaja direkt - disa ekonomiste mbrojne idene se adoptimi i nje monedhe te perbashket zgjeron tregtine me rreth 40 per qind. Gjithashtu, nje monedhe e perbashket mund te ndikoje klimen e pergjithshme te biznesit, duke mundesuar keshtu nje fluks me te larte iHD-sh. Ne te njejten kohe, norma me e ulet e interesit, e pritur nga hyrja ne treg e nje monedhe te perbashket duhet te rrise vershimin e kapitalit financiar. Nga kjo pikepamje, Shqiperia do te kishte perfitime te medha si ne drejtim te zgjerimit te tregtise se saj te jashtme, ashtu edhe ne drejtim te rritjes se flukseve hyrese te iHD ne vend.
Kostot
Humbja e te ardhurave te senjorazhit - senjorazhi nenkupton te ardhurat qe perfitohen nga diferencat midis vleres nominale te parase se emetuar dhe kostove reale te saj te prodhimit. Ne rastin e kalimit ne euroizim te njeanshem, vendet humbasin te drejten e perfitimit te te ardhurave te senjorazhit, sepse ato nuk perfaqesojne me emetuesin e monedhes zyrtare qe perdoret ne vend. Ne vendet ne tranzicion te ardhurat nga senjorazhi jane te uleta rreth 1-2 per qind te PBB-se, por, me sa duket, Shqiperia perben nje perjashtim nga ky rregull i pergjithshem. Sipas nje studimi te bere, te ardhurat nga senjorazhi ne vitet '94-'99 perbenin 4,1 per qind te PBB dhe 18,2 per qind te te ardhurave fiskale. Megjithate duhet theksuar se keto te ardhura te larta te senjorazhit lidhen edhe me faktin se ne kete periudhe ka pasur inflacion te larte dhe te ardhura te uleta fiskale. Me uljen e metejshme te inflacionit dhe permiresimit te te ardhurave fiskale, duket se edhe te ardhurat nga senjorazhi kane pesuar nje ulje. Megjithate perseri kalimi drejt euroizimit do te thote nje humbje te ardhurave nga senjorazhi per ekonomine shqiptare, pavaresisht se sa te uleta jane ato.
Humbja e rolit 'te huadhenesit te fundit' - ne nje ekonomi 'normale', mungesat e likuiditetit ne nje ekonomi sigurohen nga banka qendrore e atij vendi, sipas principit te huadhenies pa limit me norma te penalizuara interesi kundrejt garancive te mirekolaterizuara. Ne nje euroizim te njeanshem, roli i huadhenesit te fundit do te kerkonte rezerva te medha te bankes qendrore ne euro per te perballuar krizat e mundshme financiare qe mund te hase vendi. Humbja e funksionit te huadhenesit te fundit do te ishte e rende per Shqiperine, ne rastin e shfaqjes se nje krize financiare. Gjithashtu, duhet te kemi parasysh se, pavaresisht se sistemi financiar ne vend ka bere nje progres te dukshem, ai eshte ende i brishte.
Humbja e sovranitetit mbi politiken monetare - adoptimi i nje monedhe tjeter te ndryshme nga ajo kombetare, ben qe politika monetare te mos jete me ne duart e bankes qendrore te vendit te euroizuar, por t'i kaloje Bankes Qendrore Evropiane, e cila eshte pergjegjese per ruajtjen e stabilitetit te cmimeve ne eurozone. Por, pervec humbjes se te drejtes mbi politiken monetare te vendit, e cila nuk duhet gjykuar si nje kosto shume e larte per Shqiperine, mund te shfaqet edhe problemi i shokeve asimetrike. Politika e ndjekur nga banka qendrore mund te mos perputhet me parimet baze te vendeve te euroizuara. Mundesia e lekundjeve asimetrike brenda Bashkimit Monetar Evropian eshte reduktuar nga zbatimi i kritereve te Maastricht-it dhe nga i ashtuquajturi pakt "I stabilitetit dhe rritjes", por nuk mund te eliminohet. Vendet e euroizuara qe nuk jane anetare ne Bashkimin Monetar Evropian do te jene me te prirura te vuajne lekundjet asimetrike.
Emertimi i borxhit te jashtem - problemi i borxhit te jashtem lidhet me faktin nese borxhi i jashtem eshte i denominuar ne nje monedhe tjeter te ndryshme nga euro, si per shembull ne dollare. Ne rast te kalimit drejt euroizimi shfaqet rreziku i kursit te kembimit. Ne perberjen e stokut te borxhit sipas monedhave peshen kryesore e ze borxhi ne SDR (49,83%), borxhi ne EUR (30,42%), borxhi ne USD (11%) etj. Shqiperia borxhin e saj publik e ka te mbeshtetur kryesisht te huamarrja e brendshme, nderkohe qe borxhi i jashtem ze nje pjese me te vogel. Per kete arsye, ne drejtim te emertimit te borxhit te jashtem, Shqiperia do te kishte me pak kosto se vendet e tjera, qe shfaqin nivele me te larte te borxhit te jashtem sic mund te ishte rasti i Republikes Ceke, Bullgarise apo Polonise.
Humbja e 'fuqise rregulluese' te politikave kombetare - shtete te caktuar me regjime kursi kembimi plotesisht te lira, kane aftesine qe me politikat e tyre monetare te nencmojne monedhen e tyre, me qellim te perfitimeve te mundshme nga zgjerimi i tregtise. Sic dihet ne rast te zhvleresimit te monedhes vendase, rritet aftesia konkurruese e mallrave vendase, duke krijuar mundesine per rritjen e eksporteve. Si nje rast tipik mund te permendim zhvleresimin e vazhdueshem te dollarit keto vitet e fundit.
Ne rastin e Shqiperise kjo humbje nuk mund te konsiderohet si shume e rendesishme, po te kemi parasysh sasine e ulet te eksporteve shqiptare. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment