Gjykata e Tiranes ka denuar dje tre persona, te akuzuar per vepra te ndyshme penale. Burime zyrtare thane, se Ritvan Tota eshte denuar me 6 muaj me kusht e 40 mije leke gjobe per vepren penale te falsifikimit te leternjoftimeve, pasaportave dhe vizave.
Tota u arrestua tre muaj me pare ne Rinas me nje pasaporte te falsifikuar. Dje, gjykatesi i ceshtjes, Arben Kostandini, ka dhene denimin e kerkuar nga prokuroria.
Nderkohe qe 7 muaj burg jane dhene per Enrid Gorezi, i akuzuar per “mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit”. Gorezi u arrestua kater muaj me pare me nje arme, tip automatik, te cilin e mbante pa leje.
Vendimi i fundit eshte dhene per te pandehurin Artan Ligori, te cilin trupi gjykues e ka denuar me 500 mije leke gjobe, per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje.
0 Comments:
Post a Comment