Të bësh biznes, Shqipëria 4 vende sipër Irakut

Sipas raportit të Bankës Botërore për vitin 2008, Shqipëria bie 16 vende në krahasim me 2007

Sipas Bankës Botërore, qendra e re shqiptare për regjistrimin e biznesit, e cila nisi punë në fillim të shtatorit, nuk arriti ta ngrejë flamurin e fundit të kësaj xhiroje, sepse reformat u zbatuan pas datës së mbylljes, por kjo i siguron vendit një pozicion të mirë për xhiron e ardhshme.

Shqipëria vazhdon që të paraqesë vështirësi të mëdha për të bërë biznes. Megjithëse qeveria ka deklaruar se ka marrë masa për të ulur numrin e procedurave burokratike dhe nivelin e taksave, është Banka Botërore që paraqet një rënie të klasifikimit të vendit tonë në listën e vendeve të marra në shqyrtim nga ana e Bankës Botërore, në raportin e saj për vitin që vjen. Në këtë klasifikim merren rreth 50 tregues, që përcaktojnë edhe shkallën e lehtësive që vendi ofron për të bërë biznes gjatë vitit 2008.

***

Pozicioni i Shqipërisë në listën e 178 vendeve të paraqitur nga ana e Bankës Botërore është i përkeqësuar në krahasim me vitin 2007. Në listimin e të bërit biznes, vendi ynë renditet një hap pas Iranit dhe 4 vende sipër Irakut. Në renditjen e bërë nga ana e Bankës Botërore, të bie në sy vendi në të cilin bëjnë pjesë fqinjët tanë. Maqedonia është një nga vendet që ka bërë hapa të shpejtë në lehtësimin e të bërit biznes, duke u klasifikuar nga ana e Bankës Botërore, si një nga vendet me reforma më të shpejta. Ky vend renditet i 75-ti, një pozicion dukshëm më i mirë si ai i Shqipërisë, që renditet në vend të 136. Edhe Mali i Zi paraqitet në një pozicion të favorshëm në këtë renditje, duke qenë në vendin e 81 të listës së të bërit biznes të Bankës Botërore. Një pozicion tepër i favorshëm paraqitet edhe për Turqinë, një nga vendet që ka paraqitur kërkesën për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, ku pozicioni i këtij vendi është numri 57 në listën e BB. Edhe vendet e tjera të rajonit paraqesin përmirësime në klimën e të bërit biznes, ku Kroacia dhe Bullgaria liston në 10 vendet me reforma të shpejta gjatë vitit të fundit.

***

Por raporti tregon se Shqipëria po arrin vende të tjera në një numër fushash, siç është punësimi i punonjësve, regjistrimi i pronës, shlyerja e taksave, zbatimi i kontratave dhe zhvillimi i veprimtarive tregtare me të tjerë jashtë kufijve. Për shembull, gjatë periudhës që analizohet Shqipëria e lehtësoi barrën e taksave, duke ndryshuar normat e amortizimit dhe duke ulur taksat nga puna dhe kontributet. Përveç kësaj, duke pakësuar numrin e dokumenteve, të ditëve dhe të shpenzimeve të eksportimit dhe importimit, nga 178 vende, Shqipëria nga vendi i 101-të u ngjit në vendin e 70-të përsa i përket lehtësirave për zhvillimin e veprimtarive tregtare me të tjerë jashtë kufijve.

Me gjithë ecurinë e mirë në fusha të tjera, Shqipëria gjithashtu njohu paksa rënie në klasifikim, në raport me vende të tjera, d.m.th., përsa i përket fillimit të një biznesi, nxjerrjes së lejeve dhe mbrojtjes së investitorëve. Qendra e re shqiptare për regjistrimin e biznesit, e cila nisi punë në fillim të shtatorit, nuk arriti ta ngrejë flamurin e fundit të kësaj xhiroje, sepse reformat u zbatuan pas datës së mbylljes, por kjo i siguron vendit një pozicion të mirë për xhiron e ardhshme. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme në fushën e nxjerrjes së lejeve dhe përpjekjet e reja për të lehtësuar regjistrimin e pronës, të tjerë reformues e kaluan Shqipërinë.

Sipas raportit të BB, rënia në klasifikimin e vendit ndodhi pjesërisht për shkak të korrigjimit të vlerësimit të procedurave për mbylljen e një biznesi. Meqenëse për asnjë firmë në Shqipëri nuk është përfunduar ende asnjë procedurë formale për shpalljen e falimentimit, në bazë të metodologjisë raporti bëri një klasifikim nominal "pa praktikë" në vendin e 178-të, që pati ndikim të ndjeshëm në renditjen e përgjithshme të Shqipërisë. (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors