Oketa: 4200 punonjes largohen nga administrata

Mbi 4200 punonjes te administrates do te largohen nga puna gjate 6 mujorit te dyte te ketij viti. Konfirmimi vjen nga zevendes kryeministri Oketa

Qeveria shqiptare do te shkurtoje nga administrata shteterore 4200 punonjes vetem gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2007. Lajmi eshte bere i ditur nga vete zevendes kryeministri Oketa, i cili ishte thirrur ne interpelance nga deputetja socialiste Ermelinda Meksi. Shkurtimet ne administrate dhe punesimet e reja vetem mbi baza militantizmi ka qene thelbi pikerisht shqetesimi i ish-ministres te Integrimit gje qe eshte kundershtuar nga numri dy i qeverise Oketa. Sipas Oketes te gjitha shkurtimet nga administrate jane bere ne emer te reformes qe kane perfshire instiutcionet.

“Shkurtimet ne administraten publike deri ne 31 dhjetor te 2007-tes jane te miratuara me nje vendim te Keshillit te Ministrave dhe sipas ketij vendimi numri i punonjesve buxhetore eshte si me poshte: 106.480 vete nga janari 2007 deri ne 31 maj 2007 ; dhe 102.206 persona per qershor-dhjetor 2007. Lidhur me reduktimin e punonjesve keto ndryshime kane ardhur si pasoje e ndryshimeve te bera dhe te miratuar sipas Keshillit te Ministrave. Ministria e brendshme eshte ajo qe ka nje shifer te konsiderueshem te reformes”, tha Oketa gjate interpelances.

Por sipas deputetes Meksi, qeveria ka larguar nga puna nenpunes me tituj shkencore dhe ne vend te tyre ka marre militante te cilet jo vetem qe nuk e kane luftuar korrupsionin, por e kane rritur ate. Sipas Meksit me “Reforme, dhe me keto nuk kuptojme vetem shkurtimin, sigurisht qe me kete nuk bidemi jo ne por as partneret tane qe kane finacuar dhe financuar por menyra me te cilen eshte konceptuar reforma nuk eshte gje tjeter vecse nje kthim mbrapa. Ju keni marre rreh 350000 punonjes te rinj. Ne kete kuptim shqetesimi yne lidhet me faktin se ku vajten keto kapacitete te arsimuara dhe te kualifikuara pse marrim te rinj dhe pse nuk shyrtojme listen e pritjes?”, tha Meksi.

Nderkohe, sipas zevendes kryeministrit pavaresisht shkurtimeve, qeveria synon nepermjet programit te saj te rrise numrin e te punesuarve ne sektorin privat duke nxitur biznesin dhe te huaj. Opozita shpesh here e ka ngritur shqetesimin e largimeve nga puna mbi baza partiake ku shqetesimi me i fundit i shprehur prej saj ka qene edhe sektori i arsimit. (News24/Balkanweb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors