9-mujori, deficiti tregtar arrin 1,5 miliarde euro

Ekonomia vendase po perjeton nje perkeqesim te vazhdueshem ne drejtim te tregtise me jashte. Shifra e deficitit tregtar per 9-mujorin ka arritur mbi 1,5 miliarde euro, sipas te dhenave te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, e cila ka bere dje bilancin e hyrje-daljeve te mallrave ne sasi dhe ne vlere per periudhen janar-shtator te ketij viti. Konsumatoret blejne 4 here me shume mallra jashte me shume sesa shesin, duke stimuluar gjithnje e me shume shpenzimin e vlerave monetare jashte vendit,

ne vleren e 76 miliarde e 196 milion leke, ose 617 milione euro me nje rritje prej 28% ne krahasim me 9-mujorin e 2007. Gjithashtu, rritje kane pesuar edhe importet, por me ritme rritjeje me te uleta se te eksporteve. Vlera e tyre per periudhen ne fjale i ka kaluar te 2,2 miliarde euro me nje rritje 26,8 per qind ne krahasim me vitin qe shkoi. Si pasoje e kesaj ecurie, deficiti tregtar ka arritur ne mbi 1,5 miliarde euro.

Ritme te larta rritese regjistrohen si per eksportet, ashtu edhe per importet, respektivisht 28 per qind dhe 26 per qind. Edhe pse eksportet jane rritur me shpejt se importet, baza e ulet e tyre nuk ka mundur te zbuse deficitin tregtar, qe perben nje tipar te perhershem te tregtise se jashtme te vendit. Raporti i mbulimit te importeve nga eksportet mbetet ne nivele te uleta rreth 29 per qind, duke deshmuar per orientim te theksuar te tregtise se jashtme drejt importeve. Eksportet paten nje sezon “lulezimi”, rezultat ky me teper i permiresimit te situates se industrise se tekstileve dhe kepuceve ne vend, si dhe i eksporteve te mineraleve. Ne krahun e importeve, te dhenat tregojne per zhvillime pozitive dhe zgjerim te metejshem te prodhimeve kryesore te importuara. Por ne thellimin e deficit tregtar mesohet te kete dhene efekt edhe shpenzimet e larta qe vendi po ben per blerjen e energjise elektrike nga jashte. Kerkesa e larte per energji elektrike, shoqeruar dhe me nje situate jo te favorshme energjetike ne vend, ka mbajtur te larta importet ne kete kategori, duke ndikuar ndjeshem rritjen e shpenzimeve per importe te periudhes. Sipas nje analize te Bankes se Shqiperise, premtuese jane zhvillimet pozitive te importeve ne makineri dhe pajisje, nderkohe qe eksportet tona duket se kane shfaqur agresivitet me te madh drejt vendeve te rajonit. Ky grupim e rriti perfaqesimin ne rreth 10 per qind te totalit te eksporteve. Ndikimin me te madh ne kete rritje e ka dhene katerfishimi i eksporteve drejt Kosoves. Pothuajse gjysma e eksporteve tona me rajonin kane qene te destinuara drejt Kosoves, nderkohe qe pjesa tjeter me se shumti, ka pasur si pikesynim tregjet e Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise.

Bilanci tregtar, per periudhen janar-shtator

Importet 2,2 miliarde euro

Eksportet 617 milione euro

Deficit 1,58 miliarde euro

#Tatimet, te ardhurat nuk arrije planin

Administrata tatimore ka realizuar planin e te ardhurave te 9-mujorit te ketij viti me rreth 4 per qind me shume se vitin e kaluar, duke krijuar nje deficit te konsiderueshem per buxhetin e shtetit, per shkak se, planet per kete vit ishin qe te grumbulloheshin rreth 12 per qind me shume se vitin qe shkoi. “Gjate periudhes 9-mujore kemi njohur arritje ne fushen e mbledhjes dhe administrimit te te ardhurave tatimore. Si total, ne kete periudhe kemi mbledhur 89.163 miliarde leke, shifer kjo qe, duke u krahasuar me vitin e kaluar, eshte 3.5 miliarde leke ose 4.1% me shume” , tha dje drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve, Gerta Picari. Por, ne baze te planit qe tatimet kane per mbledhjen e te ardhurave nga 3.5 miliarde qe jane arketuar me shume se ne 2006 ne buxhet, duhet te ishin arketuar te pakten edhe 2 here me shume se kaq. Per shkak te rezultateve jo shume te kenaqshme ne grumbullimin e te ardhurave per kete vit, zyrtaret e tatimeve i kane bere krahasimet shifrore ne raport me faktin e vitit te kaluar, nderkohe qe duhen bere me planin e ketij viti. Qe nga viti 2003, tatimet kane pjesen strategjike te te ardhurave ne buxhet, nderkohe qe me pare kete peshe e zene doganat. Per shkak te ketij roli madhor qe ka marre administrata tatimore, cdo deficit paraqet rrezikshmeri ne realizimin e treguesve te shpenzimeve te buxhetit. Gjate vitit 2007, DPT-ja ka riorganizuar strukturen e saj ne qender dhe ne deget tatimore ne funksion te nje administrimi me te mire. Keshtu, numri i punonjesve te administrates tatimore eshte reduktuar dhe riskematizuar, per te thjeshtuar procedurat e administrimit dhe te mbledhjes se tatimeve. Ne strukturen e re organizative, ka nje rritje te rolit te investigimit tatimor. Eshte ngritur nje drejtori e re per investigimin e cmimeve te tregut ne funksion te luftes ndaj evazionit fiskal. Ne 2 muajt e fundit eshte hartuar per here te pare buletini i cmimeve te shitjes me shumice dhe pakice per 1000 nga artikujt me te rendesishem ne treg. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors