Inva Mula, ne Mynih per femijet kosovare

E tille eshte jeta e nje artisti. Nga skena ne skene, nga nje pasarele e te pares jave mode ne Tirane, “alla Joni Peci Fashion Group”, ne skenat boterore. Mbremja e sotme do ta gjeje sopranon shqiptare, Inva Mula, ne nje pasarele te improvizuar ne Qendren Nderkombetare te Kultures, ndersa ajo e 31 tetorit ne Mynih.

Nje skene e madhe ku ajo do te jete me miqte e saj, pra Inva Mula & Friends, qe do te shoqerohen edhe nga orkestra e Nurembergut. Eshte nje koncert i permasave te medha, te cilin, sic rrefen sopranoja Mula, “kam kohe qe e pres kete koncert dhe qe pergatitem per te, jo vetem pse eshte nje koncert bamiresie, por edhe menyra se si mberrita ne nje koncert te tille eshte e vecante”.

Duket se artistet e medhenj e kane kthyer ne mode te dhenit koncerte nen vulen e bamiresise. Por rrethanat qe e kane cuar sopranon Mula ne nje koncert te tille nuk jane aspak te zakonshme. Qene fytyrat e zbehta te femijeve kosovare ne spitalin pediatrik te Prishtines ato qe e cuan drejt koncerteve te tilla. “Pyeta veten, nese ishte e mundur te beja dicka per keta femije dhe mundesha. Ndaj edhe nuk hezitova asnje cast, kur me erdhi kerkesa nga shoqata ‘Madre Tereza’ e Gjermanise”. Duke vijuar me tej se, koncertet e saj te bamiresise nuk ndalin vetem tek femijet kosovare, por kurdo qe do t’i kerkohen ndihma, ajo do te jepte doren e saj, pas “une jam vete nene”,- rrefen sopranoja Mula. E sa i takon koncertit te saj te radhes, aty do te kete edhe te tjere artiste shqiptare, si edhe artiste nga Gjermania, Korea, etj.

Megjithate, sot ne mbremje eshte sfilata e Joni Pecit, koleksioni me i ri i stilistit shqiptar. Duke qene perhere ne krah te tij prej vitesh tanime, sopranoja s’kishte se si te mungonte kete here. Duket se do te jete pjese e sfilates, pasi fustani qe do te mbaje veshur do te jete pjese e koleksionit te tij.

S’do te kemi aspak nje performance me ndonje prej arieve qe jemi mesuar ta perfytyrojme a percjellim ne skenat operistike. Do te jete nje shfaqje e saj, brenda kontureve te nje sfilate e te nje jave mode, e cila per te paren here mbahet ne Tirane ne permasa te tilla. Ndaj edhe vete sopranoja Mula u shpreh: “Do te jem e pranishme me nje performance speciale, por s’do te dal jashte logjikes se saj”.

Arsyeja e madhe e pranise se saj ne Tirane eshte Joni Peci. Pjesemarrja ne sfilaten e tij, pasi prej kohesh ne skenat e medha ajo mban veshur kete petk, JP.

Pos te tjerash, eshte nje hap shume i madh para edhe per metropolin shqiptar, Tiranen, qe te mbahet nje jave e vertete mode. “Pavaresisht se shume prej miqve te mi me shihnin me cudi, kur ju thosha se do te shkoj te marr pjese ne “Tirana Fashion Week”, une uroj qe kjo te shnderrohet ne tradite, pasi te gjithe kemi nevoje per te tilla evenimente”.

Inva, nga sfilata ne koncert bamiresie

E tille eshte puna dhe jeta e tyre, cdo here ne udhetim. Nese sot ne mbremje do te jete ne krah te Joni Pecit ne prezantimin e sfilates se tij te pare, neser ne mbremje, ne nje prej skenave me te medha te Mynih-ut ajo do te mbaje nje koncert bamiresie: “Inva Mula & Friends” eshte pagezuar koncerti i organizuar nga shoqata “Madre Tereza”, te ardhurat e te cilit do te shkojne ne ndihme te femijeve kosovare. Ky duket se do te jete vetem nje prej ketyre koncerteve, pasi dje Mula pohoi se “mund te kete edhe koncerte te tjera te tilla”. Ndersa ne sfilaten e mbremjes se sotme, veshja e saj do te jete pjese e koleksionit me te ri te Joni Pecit. Anisa Ymeri (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors