TRIESTE - Dy shqiptare jane arrestuar gjate nje aksioni te policise se Triestes dy dite me pare. Dy te rinjte, 21 dhe 22-vjec, emrat e te cileve nuk behen te ditur, jane shpallur fajtore per nje seri vjedhjesh, te kryera ne disa vila ne Trieste, ne verilindje te Italise.
Sipas hetuesve, te arrestuarit ishin pjese e nje bande kriminale, qe perbehej nga shqiptare, rumune dhe bullgare, qendra e se ciles ishte Roma. Ata ndaheshin ne grupe dhe organizonin grabitjet. Mbi te arrestuarit rendojne edhe akuzat per falsifikim dokumentesh dhe shfrytezim prostitucioni. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment