Një fitore e madhe, madje e pabesueshme kundër pesë herë kampioneve të Europës. Për më tepër në një stadium mitik si “Anfield Road”, ku nuk kishte fituar kurrë më parë një skuadër franceze. Por Marseja e Canës, ia arriti. Kapiteni shqiptar i Marsejës, Lorik Cana bëri një mbremje të madhe, kur barazoi me Liverpulin, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
“Liverpuli është një nga formacionet më të mira në botë, një ekip që ka fituar Ligën e Kampioneve dhe ishte finalist vitin e kaluar. Ne patëm kohën e duhur për t’u përgatitur”, - tha Lorik Cana. “Prerja e flokëve? Ndoshta edhe për të më sjellë pak fat. Ndoshta dhe për t’ju fshehur sadopak syrit të arbitrave që më kanë në shënjestër dhe më dukej sikur nga flokët e gjatë ato shikonin tek mua më shumë agresivitet”, - tha Cana gjatë një interviste ekskluzive për “Albania-sport”. Dhe kundër Liverpulit, Cana jo vetëm që nuk morri karton të verdhë, por udhëhoqi skuadrën e tij në një fitore spektakolare 1-0, gol i Valbuenës në të 77’me një gjuajtje të lirë. Marseja e kontrolloi thuajse gjithë takimin dhe kontrolli i topit ishte 52%-48% në raport me Liverpulin. Pas dy ndeshjesh, Marseja ka grumbulluar gjashtë pikë duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër. Ndeshja tjetër e Grupit A, ajo midis Beshiktashit dhe Portos u mbyll me fitoren e Portos 1-0.
Tare- Igli humbi shansin e madh për të luajtur qoftë edhe një minutë kundër Realit të Madridit, pasi sulmuesi shqiptar nuk është as në listën e 18-lojtarëve të zyrtarizuar nga trajneri Lacios, Delio Rosi. Gjithsesi, një tjetër shqiptar, por me pasaportë zvicerane Valon Behrami, luajti nga minuta e parë kundër “galaktikëve”. Lacio Barazoi me Realin e Madridit 2-2. Dy golave të Goran Pandev për lacialët iu përgjigj Rud van Nistelroi për madrilenët. Po për grupin C, Verderi Bremeni u mund të mënyrë të befasishme në shtëpi 3-1 nga Olimpiakosi. Grekët shënuan 3 gola brenda pesëmbëdhjetë minuta të fundit.
Milani - Ishte një tjetër humbës i madh, teksa u mposht në Gllazgou nga Sëlltiku 2-1, edhe pse barazoi me penallti me anë të Kakasë. Në Grupin B u regjistruan dy fitore udhëtuese. Çelsi fitoi më Valencian 2-1 dhe Shalke me Rozenbourgun 2-0.
Beqaj- Në Kupën UEFA, Anorthosis i Arjan Beqaj do të bëjë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv me Totenhemin, ndaj të cileve humbën ndeshjen e pare me rezultatin e thelle 6-1.
Liga e Kampioneve
Sot,te merkuren
Grupi A
Beshiktash-Porto 0-1
Liverpul-Marsejë 0-1
Grupi B
Rozenborg-Shalke 0-2
Valencia-Çelsi 1-2
Grupi C
Lacio-Real Madrid 2-2
Verder-Olimpiakos 1-3
Grupi D
Benfika-Shahktar 0-1
Sëlltik-Milan 2-1
Të martën
Grupi E
Lion-Rejnxhërs 0-3
Shtutgard-Barcelona 0-2
Grupi F
Manç.Jun.-Roma 1-0
Dinamo K.-Sporting 1-2
Grupi G
CSKA Moskë-Fenerbahçe 2-2
Inter-PSV Eindhoven 2-0
Grupi H
Steaua-Arsenal 0-1
Sevilja-Slavia 4-1
0 Comments:
Post a Comment