I pati të gjitha, grintë e dëshirë për lojë, por jo atë që quhet “fruti” i futbollit: goli, edhe pse Partizani e shënoi një të tillë, me anë të Elis Bakajt, që pas anulimit të golit u ndëshkua me karton të verdhë nga Jareci. Dy formacione të kënaqura. Partizani plotësoi dëshirën e presidentit Xhani (“më kënaq me Flamurtarin dhe një barazim 0-0”) duke marrë një pikë të vlefshme në Vlorë, por duke dorëzuar vendin e parë virtualisht. Sfida Flamurtari-Partizani prodhoi një 90 minutësh me ritëm të kënaqshëm përballë më shumë se 5000 shikuesve.
Arlind Rrustemi, autori i golit të fitores kundër Dinamos në Tiranë, rrezikoi i pari portën e Shehit, por portieri i Partizanit e shmangu golin me përvojën e tij. Në pesëmbëdhjetat minutat e fundit e të pjesës së parë u regjistruan edhe momentet e para të rrezikshme: në të 29’ Denis Mema goditi fuqishëm me kokë dhe Shehi e dërgoi topin në goditje kendi dhe në të 39’, ishte sërish Mema, ai që tronditi portën Partizanit. Pas goditjes nga kendi, Beqiri goditi traversën. Për Partizanin rasti më i mirë erdhi në minutën e 27-të, kur pas një rëmuje në zonën e vogël të Flamurtarit, Muzaka nuk arriti të shënojë.
Pjesa e dytë pati veprime të shumta në mesfushë dhe shumë pak presion si për portierin 17-vjeçar të Flamurtarit, Shpëtim Moçka, ashtu dhe për atë të Partizanit, 30-vjeçarin Orges Shehi. Pas ndërprjes dy javore të kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Kombëtares me Slloveninë e Bullgarinë, Partizani do të përballet në shtëpi me Skënderbeun, ndërsa Flamurtari do të udhëtojë drejt Peqinit.
Albania-Sport
E Shtune, 06 Tetor 2007
0 Comments:
Post a Comment