Një librari me emrin “Kadare”


Kurioziteti ndihet tashmë. Mjafton të shohësh prej së largu emrin dhe foton dhe së brendshmi të nxit kureshtja të dish më shumë.

Shumë shpejt Tiranës do t'i shtohet një librari e re.
Jo se kryeqyteti nuk ka librari, por kjo e fundit, krahas shërbimeve që pretendon të ofrojë, ka një emër të madh: Ismail Kadare.

Pas 10 ditësh në zonën e 9-katësheve, buzë rrugës së Barrikadave përurohet Libraria "Kadare". Mësohet se pronarët janë dy të rinj të apasionuar pas librit, që duan t'ia bëjnë nderet deri në një artit të të shkruarit, por edhe lexuesit.

Momentalisht në hapësirat e bollshme ku po ngrihet libraria, po punohet. Rafte të bardhë librash, ende të pambushur, libra të vendosur një mbi një dhe njerëz që sistemojnë çdo gjë sipas një rregulli të caktuar. Pronarët pretendojnë t'i ofrojnë gjithçka që i nevojitet një lexuesi. Larmi librash, shërbim të shpejtë, ambient të qetë dhe të bollshëm, sallë leximi, kanceleri, një kafe, muzikë klasike, live mbrëmjeve dhe së shpejti edhe një qendër interneti. Pretendohet të bëhet një nga libraritë më të mëdha në Ballkan, ku do të gjenden libra të të gjitha zhanreve.

Letërsisa shqipe është e padiskutuar, po edhe ajo e huaja e përkthyer në shqip. Nuk do të mungojnë librat në anglisht, italisht, por edhe gjermanisht, frëngjisht e spanjisht. Përpara librarisë, në ndërtim e sipër, një kioskë e drunjtë, ku do të ketë gazeta, revista, shqiptare e të huaja, guida e fletëpalosje. Sa i përket emrit me të cilin është pagëzuar libraria, mësohet se për këtë gjë është marrë copy righti i shkrimtarit, i cili ka qenë i gatshëm të ofrojë emrin e tij për një qendër kulture.

Duke u nisur që nga emri është lehtë e kuptueshme që edhe frekuentuesit e librarisë do të jenë të zgjedhur. Drejtuesit e librarisë e pranojnë këtë. Do të jetë një lexues elitar, që e do librin dhe ka ambicje për të marrëmë të mirën. Librat do të jenë të vendosur nëpër rafte të bardhë, mbi një rregull të caktuar.

Nuk do të jetë e vështirë të gjesh një libër me poezi, një roman, një dramë, një libër shkollor, etj, etj. Lexuesi ka mundësi ta gjejë vetë e ta shfletojë në ambientet e barit, i rrethuar nga autorët klasikë e bashkëkohorë. Nëpër muret e librarisë qëndrojnë fotografitë e klasikëve shqiptarë, Naimit, Mjedës, De Radës, Fishtës… e më tej Hygoit, Shekspirit, Uajdllit, Ahmatovës…

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors