Daltë dhe penel në Apoloni


Natyrës së heshtur monumentale të Apolonisë antike, i është shtuar këto ditë pak gjallëri. Mbrëmja e 31 gushtit mirëpriti "NetëtApolloniane", një ngjarje kushtuar arteve pamore.

Një ekspozitë e organizuar me kontributin e 24 artistëve, skulptorëve dhe piktorëve më në zë shqiptarë, si Artan Peqini, Artur Muharremi, Artan Marku Agron Polovina, Anesti Taço, Buron Kaceli, Desareta Kalluci, Edmond Rira, Edmond Meço, Eli Xoxa, Emanuel(Sali) Koko, Gazment Leka, Genc Mulliqi, Haxhi Kalluci, Leonidha Bullgari, Lindita Marku, Mira Kuçuku, Mirela Bega, Marjo Mushaj, Pjerin Kolnikaj, Pandeli Lena,Viktor Bullgari,Vullnet Alushaj, Ziso Mushaj.

Ekspozita është një përpjekje për të shkrirë artin vizual me artin arkitektonik arkeologjik. Duke u vendosur në shëtitoren e vjetër të Apollonisë, kjo ekspozitë e arteve figurative përmbledh vepra të llojeve të ndryshme, të tematikave dhe mesazheve të ndryshme, me synim promovimin e qytetit antik. E realizuar nga bashkëpunimi i emrave më të njohur të artit bashkëkohor shqiptar, kjo ekspozitë shfaqet në mbrëmje, duke gëzuar ndriçim të posaçëm dhe vëmendje të veçantë.

Ndryshe nga aktivitetet e tjera të Festivalit "Apolonia 2007", promovimi i këtij vendi të lashtë nuk bëhet përmes tingujve të koncerteve, operave dhe baleteve, por me gjuhën e penelit e të daltës. Teknika nuk është e përcaktuar, por qëllimi i vetëm i shfaqjes së veprave është ai i krijimit të ndjesive të veçanta tek vizitorët, të cilët në mbrëmjet e këtyre 3 netëve kanë mundësi të shijojnë artin shqiptar në një nga ikonat e historisë së tyre, sikurse është Apolonia. Ekspozita do të qëndrojë edhe sot e hapur për publikun.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors