Mbytet "Karaisi", porti e la ne meshire

Peshkarexha "Karaisi" fundoset nga dallget e detit ne Pishporo, grykederdhjen e Vjoses, pas kater dite endjesh dhe pa ndihmen e portit te Vlores.

Megjithese kane njoftuar kapitanerine per rrezikun qe u kanosej, si pasoje e problemeve teknike, pronari dhe dy punonjesit, qe sherbenin si marinare, kane mundur te mbijetojne per fat te mire e te shpetojne gjalle nga deti i trazuar i diteve te fundit.

Mjeti lundrues eshte kthyer ne nje grumbull mbeturinash dhe i ka mbetur vetem hambari, ndersa nje vinc per disa ore beri te mundur ankorimin ne breg. Pronari Veli Abazi dhe dy punetoret e tij kane rrefyer kater ditet e tmerrit per gazeten "Koha Jone" dhe perpjekjet qe bene te vetmuar ne detin e hapur e me dallget qe u kane rrezikuar jeten.

Nje peshkarexhe e fundosur, te ciles i kishte mbetur vetem hambari, si dhe tre pjesetaret e ekuipazhit jane pare fillimisht ne bregdetin e Pishporos, grykederdhja e lumit Vjose. Anija e vogel prej kater ditesh ishte nisur per lundrim nga porti i Vlores dhe vetem mengjesin e djeshem eshte ankoruar nga dallget qindra milje larg. Edhe pse kishin kerkuar ndihme ne kapitanerine e Vlores dhe gjuajtur ne ajer fishekzjarre, askush nuk u eshte gjendur afer dhe vetem fati i ka ruajtur nga vdekja. Sipas kapitenit te anijes dhe pronarit Veli Abazi, peshkarexha "Karaisi" kishte dale per peshkim se bashku me ekuipazhin e saj, diten e premte ne mengjes, nga porti i Vlores. "Dolem ne det te hapur per te peshkuar. Pasdite vone, nisi qe te prishej deti edhe koha, por, gjithsesi, ishim mire. Me vete kishim ushqime edhe uje, sepse do te rrinim ne det, por te dielen pasdite deti pati dallge te madha", rrefen Abazi, per "Koha Jone".

Por dallget kane qene aq te medha sa kane hipur mbi peshkarexhe dhe e kane lekundur sa andej-kendej duke e shkaterruar krejt. "Era dhe lageshtira arriten te prishnin krejt kabinen prej derrase, derisa mjeti mbeti ne rere gjate nates. Qelluam edhe me fishekzjarre per ndihme, por askush nuk na u gjend. Mengjesin e se henes pame se ndodheshim ne grykederdhje te Vjoses dhe lajmeruam me telefon familjet qe ishim gjalle dhe te na vinin per ndihme", vazhdon rrefimin e tij Veli Abazi.

Dy marinaret u shprehen te pakenaqur per indiferencen e kapitanerise se Vlores, e cila, edhe pse e njoftuar, nuk u kishte ardhur ne ndihme prej kater ditesh. "Falenderojme Zotin dhe miqte qe na erdhen ne ndihme", thote Myqerem Hysi.

"Mbante 14 familje me buke"

Peshkarexha "Karaisi" lundron ne det qe nga viti 1993, me qellime peshkimi. "E kemi blere ne se bashku 50 milione leke te vjetra", tregon Myqerem Hysi per gazeten, duke u shprehur se me pare mjeti kishte punuar ne Greqi. Dhe kjo eshte e vetmja menyre per te mbajtur familjet gjalle. Myqeremi eshte bashkepronar me Veli Abazin dhe kane nje magazine, ku mbajne te punesuar disa punetore e shesin prodhime deti. "Kjo anije mbante plote 14 familje gjalle me buke. Tashme qe u mbyt, edhe trupin e saj nuk e nxjerrim dot", pohon Veli Abazi qe eshte edhe kapiteni i peshkarexhes.

Ekuipazhi

Veli Abazi, kapiten dhe pronar i pare

Myqerem Hysi, pronari i dyte

Alban Halili, punetor i anijes

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors