Anija Herkules përfundon fazën e parë kërkimore

Anija amerikane Herkules ka përfunduar fazën e parë të eksplorimit në brigjet e Sarandës. Roboti i saj elektronik ka zbuluar në pak ditë plot 14 anije të mbytura në gjirin e Sarandës, pak kilometra larg bregut.

Dy prej tyre janë anije romake. Ndërsa të tjerat mendohet të jenë anije të luftës së parë dhe të dytë botërore, shumica prej të cilave ndoshta të flotës britanike.

Kërkimet nënujore kanë zbuluar edhe mjaft objekte antike me vlera të rralla. Qëllimi i ekspeditës është identifikimi i pasurive nënujore dhe marrja e tyre në mbrojtje, dhe mund të finalizohet me ndërtimin e një muzeu të arkeologjisë nënujore, ashtu sic u shpreh Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, i cili e vizitoi këtë anije pak ditë më parë në shoqërinë e profesorit në arkeologji, Neritan Ceka.

Anija “Herkules” është e pajisur me teknologji nga më bashkëkohoret. Ajo ka marrë përsipër të krijojë një hartë të detajuar të pasurive tona nënujore.
Kërkimet e saj përbëjnë edhe ekspeditën më të madhe në hapësirën nënujore në jug të vendit tonë. (tvklan)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors