Cukja kishte vetem 48 ore qe ishte liruar nga dhomat e paraburgimit per shkak te mungeses se provave qe mund ta implikonin per vrasje
Ora 15:36 Ka nderruar jete ne spitalin e Durresit, pasi ka ndejtur nje dite ne koma, Ervin Cukja, 26 vjecari qe u qellua diten e djeshme me arme silenciator. Cukja nuk ka mundur t’u mbijetoje plageve te plumbave te marra ne koke.
Ora 11.01 Policia e Durresit ka prangosur ne mesnate autorin e plagosjes se 26-vjecarit Ervin Cukja. Fatlum Gostovari eshte arrestuar ne banesen e tij ne lagjen 15 te Durresit, ndersa jane shoqeruar dhe 12 persona te tjere te dyshuar si bashkepunetor ne krim. 28 vjecari Gostivari akuzohet per vepren penale te tentatives per vrasje me paramendim si dhe per armembajtje pa leje. Gjendja e te plagosurit Ervin Cukja, nje nga te ndaluarit ne operacionin Spitalla 2, I dyshuar si bashkepunetor ne vrasjen me 23 korrik te Ndricim Saliut, paraqitet e rende.
Ai u qellua me pistolete ne koke paraditen e djeshme. Cukja kishte vetem 48 ore qe ishte liruar nga dhomat e paraburgimit per shkak te mungeses se provave qe mund ta implikonin ne vrasjen e Ndricim Saliut, vellai i Klodian Saliut, i njohur ndryshe si hasmi i perbetuar i Lul Berishes, ndersa vazhdojne te qendrojne ne burg i akuzuari kryesor Indrit Taullai dhe Fiorentina Kotorri femra qe e strehoi ne banesen e saj ne Tirane, e cila u gjet dhe ne banesen e Lul Berishes, kur ky u arrestua ne Shkup.
Cukja u qellua dje ne rrugen Brryli-Currilat ne Durre, sapo doli nga nje bar aty prane, ku kishte pire kafen me nje miken e tij. Pas vrasjes identifikimi i autorit u be i veshtire per shkak te maskimit ne momentin e vrasjes, ndersa kane qene gjurmet e barutit te shkrehjes se armes te gjetura ne pjese te ndryshme te trupit te Gostivarit, qe e implikuan ne krim. (News24)
0 Comments:
Post a Comment