Autoritetet italiane zbuluan sot trupat e gjashtë shtetasve italianë të cilët ishin ekzekutuar me plumb në kokë pranë një stacioni treni në qytetin e Duisburgut.
Trupat e pajetë të pesë prej tyre ishin brenda një makine të parkuar pranë një restoranti italian.
Ndërsa i gjashti vdiq rrugës për në spital. Viktimat ishint të moshave 16 deri në 39 vjec. Sipas autoriteteve motivet e këtij ekzekutimi mbeten akoma të paqarta ndonëse mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh. Në vendngjarje policia ka gjetur disa gëzhoja ndërsa viktimat ishin të paarmatosur.
Dëshmitarë të ngjarjes deklaruan se kishin parë dy persona në zonë në kohën e ngjarjes. Sipas korrespondentes së BBC në Berlin Tristiana Mur në vend po spekullohe se ekzekutimi është vepër e një grup kriminal të mafias italiane Këto vrasje kanë tronditur pa masë banorët e Duisburgut, një qytet i qetë kur vrasje të tilla janë tepër të rralla. (TVKLAN)
0 Comments:
Post a Comment