Atentat pas kafes ne lokal

Vetem disa dite ka zgjatur jeta ne liri per te ndaluarin e operacionit "Spitalla 2", gjate muajit gusht te ketij viti dhe i akuzuar per pjesemarrje ne ekzekutimin e Ndricim Saliut me 23 korrik ne Durres. Atentati mafioz i realizuar paraditen e premte ne shetitoren "Taulantia" te qytetit te Durresit, vetem 30 metra larg godines se Universitetit "Aleksander Moisiu", do te plagoste rende Ervin Cukjan.

24-vjecari banor i lagjes numer 15, e njohur ndryshe si Spitalla, eshte qelluar me nje bresheri automatiku sapo ka dale nga bar-restorant "Aragosta". Hetuesit hedhin dyshime se anetari i dyshuar bandes se Lul Berishes, eshte futur ne kurth nga rivalet e grupit te Indrit Dokles e Klodian Saliut. Cukja ishte arrestuar ne Tirane, dy muaj me pare, ne kuader te operacionit "Spitalla 2", si pjesetar i Bandes se Durresit, i dyshuar si bashkepunetor ne vrasjen e Ndricim Saliut, vellait te Klodian Saliut, i ekzekutuar dy vjet me pare, pas nje perplasjeje mes rivalesh. Cukja vdiq ne spitalin e Durresit nje dite me pas.

Ekzekutimet e dyshuara te organizates

17.10.1998, Vrasja e Dritan Sallakut, ne Durres

29.10.1998, Vrasja e Viron Currit e Arjan Pajes,

Plagosja e Marsel Sotirit ne fshatin Rrashbull, Durres

22.08.1999, Vrasja e Marsel Sotirit ne Plazh, Durres

09.07.2000, Vrasja e Dritan Dishes ne Shenavlash, Durres

14.01.2002 , Vrasja e Ervin Lames ne lagjen numer 3, Durres Mars 2007, vrasja e Klodian Saliut, autostrada Durres-Tirane

23 korrik 2007, vrasja e Ndricim Saliut, Durres

21 shtator 2007, vrasja e Ervin Cukjas, Durres

Lulzim Berisha

I akuzuari si "truri" i organizates

Lulzim Berisha, akuzohet si drejtues i "Bandes se Durresit", e copetuar me pas ne dy grupe rivale. Ai eshte ne gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda. 36-vjecari u kap vitin e kaluar ne Maqedoni, mbahet ne mbikeqyrje te plote, pas rivalitetit me grupin e Indrit Dokles. Ky i fundit ka zevendesuar Klodian Saliun pas vdekjes, sipas hetimeve te prokurorise. Grupi arrin ne numrin e 17 te pandehurve qe jane ne proces gjyqesor ne Krimet e Renda per trafiqe te ndryshme e vrasje. Tre prej tyre jane ne kerkim, te tjeret te arrestuar ose te vrare.


17 te pandehurit e Bandes se Durresit

Lulzim Berisha

Spartak Kalthi

Plaurent Dervishaj

Elvis Hoxhosmani

Indrit Taullai

Alban Neli

Endrit Dokle

Altin Nikolla

Dritan Coli

Kristian Begu

Kujtim Buna

Bujar Gashi

Altin Olloni

Ahmet Ajeti

Sardian Sulejmani

Osman Korpuzi

Selman Heti

1 Comments:

Anonymous said...

Ka qenë e mrekullueshme të dihet se ka dikush atje që di të bjerë poshtë dhe të ngrihet përsëri. Ne gjithmonë qëndrojmë të përulur dhe nuk dorëzohemi kurrë, dhe për ndihmën e Z. Benjamin lee për të më marrë Kredi nga firma e tij për të zgjeruar biznesin tim, në një moment të rëndësishëm. Mbështetja që kam marrë nga firma e tij e kredisë ishte mjaft e sinqertë dhe një normë interesante e ulët në këmbim, Z. Benjamin Lee është një oficer kredie që punon me një grup investitorësh të cilët janë të gatshëm të financojnë çdo lloj biznesi ose të japin hua për përdorim personal për sa kohë që shlyerja e tyre është e garantuar.
Ju mund të kontaktoni me emailin e tyre në 247officedept@gmail.com Ose Whatsapp Mr lee në + 1-989-394-3740

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors