Zjarret djegin masive pyjesh, rrezikohen qendrat e banuara

Në periferi të Përrenjasit ka shpërthyer dje rreth orës 15:00, një zjarr masiv. qe është përhapur me shpejtësi në tërë shpatin e malit mbi qytet

Gjer në orët e vona të natës së mbrëmshme, vetëm sa është lokalizuar vatra e zjarrit të shpërthyer, por nuk është bërë e mundur që të shuhet i tëri. Të dhënat e para japin shifrën e afro 10 hektarëve me pisha, të cilat janë djegur plotësisht. Ndërkohë prej 10 ditësh, zjarret në masivin e Gjallicës në Kukës po i afrohen fshatit. Komuniteti nuk ka qenë shumë i ndjeshëm për zjarrin, por edhe shteti ka bërë sehir prej kaq ditësh. 20 nëpunës të Pyjores bashkë me disa toga ushtarësh, janë në terren në përpjekje për të bërë diçka, por terreni i vështirë i ka sprapsur.

Në një takim të mbajtur të shtunën në Kukës, i dërguari i qeverisë, Jemin Gjana la detyra për ngritjen e grupeve të punës në terren për shmangien e zjarreve. Zjarret kanë rënë edhe në malin e Drobonikut, ku janë djegur disa hektarë pyje. Por zjarret janë bërë problematike edhe në Fier. Dje në mëngjes është njoftuar për një zjarr në Apoloni, por fatmirësisht ishin vetëm disa shkurre që kishin marrë flakë. Pasi kanë fikur atë vatër, është njoftuar për një zjarr tjetër në Vajkan të Fierit. Zjarri ishte i fuqishëm dhe rrezikonte që të kalonte edhe në disa shtëpi.

Masivi i ullishtave shumëvjeçare dhe me prodhimtari në një sipërfaqe prej rreth 3 hektarë së bashku me disa shkurre, janë djegur dhe përcëlluar nga flakët e zjarrit. Ndërhyrja e punonjësve zjarrfikës në vatrat e zjarrit është bërë më e vështirë. Kjo edhe për shkak të kërcitjes së fishekëve të zjarrit të lënë gjatë viteve të mbrapshta të ’97-ës. Gjithsesi, zjarri u shua dhe dëmet kanë qenë të mëdha. 3 ha ullishte janë djegur, ndërkohë që dhe varrezat publike të fshatit janë rrezikuar. Mendohet se zjarri është shkaktuar nga ndonjë qiri i ndezur në varet publike të këtij fshati, nga të afërmit e tyre. (Gazeta Shqiptare, BalkanWeb)

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors