Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, presidenti i sapozgjedhur i Shqiperise Bamir Topi tha se do te jete mjaft objektiv dhe promotor qe klima politike shqiptare te jete bashkepunuese ne interes te sfidave madhore qe ka Shqiperia: rritjen ekonomike te vendit, qetesine shoqerore si dhe dy sfidat me te medha qe jane integrimi ne Europe dhe ne NATO
Zoti Topi, si garantues i unitetit te vendit dhe i zbatimit te kushtetutes, si mendoni ta realizoni kete synim, i cili padyshim qe nenkupton nje ekuiliber te veshtire, aq me teper qe ju vini nga nje e kaluar partiake? Pra si do te mund te beni ju shkeputjen e plote nga partia juaj?
Natyrisht sot une duhet te flas ndryshe nga dita e djeshme jo sepse brenda 24 oresh ndryshon pozicioni ne menyre radikale por ka qene nje bindje e thelle qysh ne momentin kur une vendosa te pranoj kandidimin per kreun e shtetit. Pra isha i prirur te lançoja nje platforte te qarte qe kishte te bente pikerisht me dokumentin themeltar te shtetit, i cili qofte ne fryme apo ne germe, garanton jo vetem balancimin e institucioneve por presidenti i republikes eshte institucioni qe garanton edhe ekuiliber te plote midis partive politike dhe ne mbare shoqerine shqiptare. Nga kjo pikpamje gjeja me e rendesishme e ketij procesi qe u realizua ndoshta ne nje klime te nderlikuar ne menyre artificiale, ishte kthimi te Kushtetuta, te dokumenti themeltar i shtetit, e cila presupozonte ne menyre te qarte qe gara presidenciale zhvillohej jo ne tryeza partish por ne kuvendin e Shqiperise, aty ku perfaqesuesit kishin jo vetem te drejten por edhe detyrimin kushtetues si atribut i njerezve te zgjedhur nga populli ne 100 zona elektorale, ku 40 te tjere jane ne listen proporcionale, pikerisht per te zgjedhur me voten e tyre te fshehte dhe te lire presidentin, qe kerkonte sipas Kushtetutes 84 vota. Nga kjo pikepamje, gjithçka qe u konsumua ne fillim nuk ishte ne linjen e procesit kushtetues ndersa ne momentin kur ne gare u fut zoti Nano, u regjistrova edhe une. Besoj se qysh nga ai moment, gara u fut ne linje kushtetuese, e pranuar nga te gjithe sepse nuk do te kishte asnje lloj sensi nese presidenti i republikes do te dilte jashte dokumentit themeltar te shtetit per te cilin ai mban pergjegjesi dhe eshte i detyruar t’i referohet. Ne momentin kur u fut zoti Ceka ne loje, natyrisht procesi ishte legjitim, atij iu shtua legjitimiteti dhe u garantua qe gara do te shkonte deri ne fund. Nga kjo pikpamje, une mendoj se si proces kushtetues ai tashme eshte realizuar dhe presidenti i shtetit duhet qe, ne menyre te detyrueshme, ato qe ka thene me fjale t’i realizoje me vepra hap pas hapi, duke qene rigoroz jo vetem ne ate çka eshte e shkruar ne dokumentin themeltar te shtetit por te kontribuoje me te gjitha menyrat e veta per nje detante midis te gjitha partive politike, per te qene ne nje pozicion te barasvlefshem dhe per te injektuar ne shoqerine shqiptare, per fat te keq problematike, te gjithe ata elemente te civilizimit dhe te standardeve qe ne kerkojme te arrijme sipas atyre qe kemi premtuar per t’u integruar ne familjen europiane dhe euroatlantike.
Zoti Topi, duket se shija e fitores sikur eshte cenuar disi nga qendrimi kritik i opozites ndaj procesit te votimit qe ju solli ju ne postin me te larte te shtetit. E majta flet per blerje votash dhe ne fakt ju u votuat edhe nga ata qe kishin kundershtuar kandidaturen tuaj, ndjekesit e zotit Nano. Ne nje situate te tille, si mund ta rifitoni ju besimin e opozites?
Une mendoj se, qe te marresh 85 vota ne parlament, natyrisht qe kesaj mund t’i besh shume komente nga pozicione te ndryshme politike por ju e dini se gara u realizua edhe me qejfmbetje nga kampet respektive, qofte nga zoti Nano apo nga zoti Ceka. Por e rendesishme eshte se te gjithe deputetet qe ishin te pranishem duhen konsideruar nga nje tjeter kendveshtrim si deputete te pergjegjshem, te cilet ne respekt te votes qe kane marre nga shoqeria shqiptare dhe nga populli erdhen per te plotesuar nje detyrim kushtetues per te mos e lene vendin ne krizen e zgjedhjeve te parakoheshme. Nga kjo pikepamje, sa kohe qe procesi konsiderohet legjitim, pa asnje lloj paragjykimi qe vjen nga nje parti e majte, do te thoja qe presidenti i republikes duhet t’u largohet paragjykimeve dhe duhet te jete mbi palet. Une u premtoj, ne kete moment qe flas, jo vetem partive te djathta por edhe partive te majta, ne menyre te veçante partise me te madhe opozitare, Partise Socialiste, qe do te jem totalisht mbi palet, do te jem ne nje pozicion mjaft objektiv dhe promotor qe klima politike shqiptare te jete bashkepunuese ne interes te sfidave madhore qe ka Shqiperia: rritjen ekonomike te vendit, qetesine shoqerore dhe besoj per dy sfidat me te medha qe jane integrimi ne Europe dhe ne NATO.
Shkaku qe prishi konsensusin per nje president konsensual ishte çeshtja e shkarkimit te Prokurorit te Pergjithshem. Per zgjedhjen tuaj nuk u vu ky kusht. A duhet ta marrim te mireqene se ju do ta shkarkoni kreun e akuzes? Nese po, si do te realizohej kjo?
Une e kam shprehur edhe me pare qe Presidenti i Republikes nuk zgjidhet duke u kondicionuar nga pozicioni i Prokurorit te Pergjithshem. Presidenti i Republikes, sikurse eshte premtuar, do te jete iniciues dhe bashkepunues ne reformimin e sistemit te drejtesise i cili eshte shfaqur mjaft problematik. Ky nuk eshte koment dhe pozicioni qe eshte marre vetem nga partite politike shqiptare por edhe nga institucionet nderkombetare. Kjo presupozon qe institucioni i prokurorit te pergjithshem eshte nje etape e cila duhet patjeter tejkaluar jo vetem per shkak te punes se pamjaftueshme, mjaft problematike, por per shkak te atij pozicioni te palimituar qe e çon institucionin e prokurorit te pergjithshem ne nje mandat te paprecedent nderkohe qe te gjithe personalitetet, qofshin keto ne nivelet me te larta te shtetit, por qofte edhe ne nivelin e prokurorit te pergjithshem ne vende te tjera, kane nje afat. Nga kjo pikepamje, pozicioni i institucionit te prokurorit te pergjithshem do te jete pjese e nje reforme te thelle ku natyrisht presupozohet edhe nje marrje ne konsiderate e pozicionimit te ri per institucionin e prokurorit.
Zoti Topi, nder deklarimet tuaja te para mbreme ishte edhe ai per pavaresine e Kosoves. Situata eshte kritike per shkak se rezoluta per Kosoven nuk do te hidhet ne vote ne Keshillin e Sigurimit. Cili do te ishte mesazhi juaj per Kosoven ne keto momente?
Mesazhi im per Kosoven ne keto momente eshte qe te jete pikerisht ne kohezion te plote me pjesen me substacionale te mendimit te faktorit nderkombetar, te jete ne koherence te plote me ato pozicione qe marrin miqte e medhenj te Kosoves, te Shqiperise dhe te vendeve demokratike, pra te jete perkrah Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te cilat me kohe kane projektuar nje te ardhme te re per Kosoven. Une jam i bindur qe populli i Kosoves eshte nje popull i cili jo vetem ka vuajtur por eshte formuar gjate procesit te izolimit dhe te diskriminimit social dhe ka arritur ne nje pjekuri politike ku klasa politike e Kosoves sot eshte e sinkronizuar, eshte ne nje mendim unik. Besoj qe se shpejti ai do te gezoje frytet e pavaresise se Kosoves, status qe do te vije patjeter, natyrisht jo i vetmuar por si pjese e nje koalicioni te gjere boteror i cili e ka projektuar ne menyre te padiskutueshme statusin e pavaresise se Kosoves. (BalkanWeb)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment