Shpëtojnë nga mbytja 3 të rinj në plazhin e Divjakës

Forcat e policisë që patrullojnë në plazhin e Divjakës kanë mundur të shpëtojnë nga mbytja në det tre të rinj.

Burime zyrtare nga policia lokale ben te ditur se "shtetasit Engjëll Agalliu, 22 vjeç, nga Ura Vajgurore, Florian Turku, 21 vjeç, nga Lushnja dhe 18 vjeçari Taulant Koroveshi, po nga Lushnja, janë rrezikuar të mbyten, teksa laheshin në det, në plazhin e Divjakës".

Sipas burimeve, falë ndërhyrjes së menjëhershme të efektivave të policisë në patrullim, është mundësuar nxjerrja e tyre në breg dhe dhënia e ndihmës së parë.

Burimet thanë se "tre të rinjtë janë dërguar në spitalin e Divjakës dhe atë të Lushnjes, ndërsa 22 vjeçari Agalliu është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore".

a1

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors