TIRANË- Bamir Topi tërhiqet nga lista e kandidatëve të mazhorancës për të qenë President i ardhshëm i Republikës. Pas një periudhe disa mujore "fushate" presidenciale, nënkryetari i PD-së detyrohet të heqë dorë nga ambicia e tij për të qenë pasuesi i Alfred Moisiut si kryetar shteti, si kandidat zyrtar i mazhorancës.
Kjo pasi, mbrëmë vonë pas mesnate mes debatesh te ashpra ne mbledhjen e grupit parlamentar, Bamir Topi ka refuzuar të jetë një ndër kandidatët e propozuar nga mazhoranca për postin e Presidentit të Republikës, duke kërkuar që ai të jetë i vetmi kandidat konsensual i mazhorancës.
Refuzimi i nënkryetarit të PD-së për të mos qenë i disati në listën që mazhoranca do të propozojë në tryezën e negociatave me opozitën ka ndodhur gjatë një mbledhjeje të orëve të vona të grupit parlamentar të PD-së. Por, edhe pse nuk ka pranuar të jetë një ndër emrat në listën e kandidatëve të mazhorancës, nuk dihet nëse Bamir Topi do të mbledhë firmat në mënyrë individuale për të realizuar ambicien e tij për të qenë kryetar shteti.
Ndërkaq, në mbledhjen e grupit të PD-së, e cila ka nisur në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme dhe ka përfunduar pas mesnate, Bamir Topi ka kërkuar që të jetë një kandidat konsensual i mazhorancës, pra të jetë i vetmi kandidat në listën që do t'i propozohet opozitës, dhe emri i tij të mos propozohet bashkërisht me atë të republikanit Sabri Godo apo ish kryetarit të BLD-së, Teodor Laço.
Por, pavarësisht dëshirës së madhe dhe këmbënguljes së Topit për të qenë i vetmi kandidat konsensual i mazhorancës, grupi parlamentar e ka mbyllur mbledhjen në orën 24.30 të natës duke mos pranuar një gjë të tillë. Kjo, edhe për faktin se, në një mbledhje që Berisha zhvilloi me aleatët para grupit të PD-së, drejtuesit e partive të voglakishin rënë dakord që në listën e opozitës të mos ishte vetëm emri i Bamir Topit, por të kishte kandidatë që do të propozohen edhe nga partitë aleate.
Vendimi i grupit parlamentar të PD-së për të shkuar më një listë prej disa emrash (tre deri mbrëmë, pa Topin) është konsultuar sërish me aleatët, ku Berisha i ka mbledhur pas orës 24.30 në kryeministri. Ndërkohë sot në mëngjes pritet të mblidhet edhe kryesia e PD-së.
a1
0 Comments:
Post a Comment