Qeveria: E papranueshme ndarja e Kosoves

Kabineti qeveritar hodhi poshte idene per ndarjen e Kosoves, duke thene se nje opsion i tille eshte i papranueshem per qytetaret dhe per institucionet e Kosoves

Qeveria e Kosoves analizoi sot situaten e krijuar rreth zgjidhjes se statusit duke konstatuar komplikimin e procesit. Kabineti qeveritar hodhi poshte idene per ndarjen e Kosoves, duke thene se nje opsion i tille eshte i papranueshem per qytetaret dhe per institucionet e Kosoves. Pas situates se krijuar, Qeveria e Kosoves do te hartoje nje kalendar te veprimeve ne koordinim me bashkesine nderkombetare. Qeveria e Kosoves po shqyrton mundesine e gjetjes se rrugedaljeve nga situata e re e krijuar rreth procesit te statusit te Kosoves, duke vleresouar se ky proces eshte komplikuar dhe se per tejkalimin e kesaj gjendje kerkon perkrahjen edhe te bashkesise nderkombetare.

Kabineti qeveritar ka perkrahur edhe qendrimin e kryeministrit Agim Çeku, te cilin e ka mbajtur ne Bruksel, ku ka kerkuar nje seriozitet me te madh te BE-se ndaj çeshtjes se Kosoves. Gashi tha se kabineti qeveritar ka vendosur qe te hartoje nje dinamike te re te veprimeve rreth zgjidhjes se statusit te Kosoves, bashke me bashkesine nderkombetare.

“Kosova duhet te kete nje kalendar te veprimeve alternative dhe ai kalendar duhet te harmonizohet me miq nderkombetar te Kosoves, sepse Kosova nuk mund te jete pre e tekeve te perditshme te disa kundershtareve te saj te pavaresise”, tha i zyres per informim, Bedri Gashi. Kryeministri Çeku tashme e ka bere te qarte se Kosova nuk mund te jete penge e kerkesave te ndryshme rreth zgjidhjes se statusit te Kosoves. Ai ka kerkuar nje rol me aktiv te zyrtareve te BE-se, duke thene se KS tashme e ka ngadalesuar kete proces. (E.S/RTK, balkan web, albanian daily news)

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors