Prishtine, Kushner takim me Ryker dhe Kater

Ministri i Jashtem francez do të shprehë qëndrimin e Frances per cështjen e statusit gjatë takimeve me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me kryeministrin Agim Ceku

Shefi i diplomacisë franceze, Bernar Kushner ka mberritur ne Kosove, ku ka nisur edhe takimet me zyrtaret e larte te vendit. Takimin e pare Kushner e pati me kreun e UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Roland Kater. Kushner i cili ka sherbyer vete si kreu i UNMIK-ut ne Kosove ka si qëllim të bindë liderët vendas për shtyrjen e statusit të Kosovës.

Ishte Kushner ai qe propozoi gjate samitit te G8 ne Gjermani shtyrjen e statusit te Kosoves me 6 muaj dhe bisedime shtese Prishtine- Beograd. Ai do të shprehë qëndrimin e Frances per cështjen e statusit gjatë takimeve me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me kryeministrin Agim Ceku. Pasdite Kushner do të takohet me trupat franceze që punojnë në kuadër të KFOR-it dhe më pas do të vizitojë memorialin e heroit kosovar Adem jashari dhe Manastirin e Decanit.

Kushner vjen ne Kosove pas vizites ne Serbi ku mori pëlqimin e autoriteteve serbe për vazhdimin e negociatave me palën shqiptare. Ai theksoi se plani Ahtisari eshte nje baze e mire per zgjidhjen e statusit, por shtoi se nese palet bien dakord per nje alternative te tjeter, qofte edhe per ndarjen e Kosoves, Franca nuk do te kundershtoje. (News24, BalkanWeb, Albanian Daily News)

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors