Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu: OBK të bëjë një rezolutë të përbashkët për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se rruga më e mirë për zgjidhjen e problemit të Kosovës është mbështetja në një rezolutë të përbashkët në KS të OKB-së. Por ai ka shtuar se Kosova nuk mund të jetë peng e zvarritjeve të vazhdueshme që do të ishin kundër produktive.

Në një bisedë me BBC-në, presidenti Sejdiu ka theksuar se nëse nuk ka një rezolutë të përbashkët në KS dhe nëse procesi mbetet peng atëherë Kosova do të konsultohet dhe bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtarë, për të gjetur një rrugë alternative të pavarësisë të saj. Sipas tij, në rast të moszgjidhjes së problemit përmes OKB-së, Kuvendi i Kosovës do të shpallte pavarësinë e saj dhe me këtë do të njihej nga vendet e tjera veç e veç. Zoti Sejdiu ka thënë se bisedime shtesë me Serbinë rreth statusit të Kosovës nuk do të ketë. “Unë prapë po them se mund të jetë konsulta që lidhen me sqarime të mëtejme mes anëtarëve të KS dhe besoj se edhe vetë krye negociatori Ahtisaari do të ketë rolin e tij në këtë drejtim.

Ju e dini se paketa e tij është e mbyllur, ai është një dokument i balancave dhe dokument i kompromiseve të mëdha dhe cdo tendencë që kjo paketë të hapet dhe në një apo formën tjetër të hapet edhe çështja e statusit politik është e papranueshme” I ka deklaruar presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu, Arbër Vllahut ne një interviste per BBC-ne.

a1 - albanian times

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors