Një banesë në fshatin Qarr të rrethit të Hasit është djegur plotësisht nga zjarri natën e kaluar.
Burime zyrtare nga policia lokale thanë se "zjarri është konstatuar nga vetë familjarët e shtetasit Gani Rrushi, të cilët kanë mundur t'u shpëtojnë flakëve të zjarrit". Mësohet se zjarri ka qenë i menjëhershëm, duke djegur plotësisht banesën dykatëshe brenda 15 minutave.
Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake mendohet se shkak i zjarrit kanë qenë luhatjet e tensionit në rrjetin elektrik. Gjatë ditëve të fundit, janë djegur edhe 4 banesa të tjera në Qarkun e Kukësit.
a1 albanian times
0 Comments:
Post a Comment