Plazhet e ishullit vullkanik

Santorini cilesohet si nje nga vendet me te vecanta, me te bukura dhe me romantike ne bote. I krijuar nga nje vullkan, pamje spektakolare ofrohen per t'u soditur per ore te tera teksa qendroni ne veranden e hotelit apo te shtepite karakteristike me ngjyre te bardhe. Poetet e medhenj i kane kenduar lavdise se ishullit, nje historie 4 mije vjecare.

Dhe shkembinjte e perjetshem vazhdojne te qendrojne te forte dhe madheshtore, teksa ngrihen krenare nga deti ne mbrojtje te sekreteve qe mberrijne nga mitologjia. Ishulli grek i Santorinit eshte i famshem per perendimin e tij. Eshte gjithashtu nje nga destinacionet me te preferuar per pushime ne gjithe Egjeun. Vitin e kaluar ishte ne krye te listes se plazheve me te mire te Evropes, sipas revistes prestigjioze "T&T".

Plazhet me ne ze te Santorinit jane te shperndara me se shumti pergjate bregut lindor te ishullit. Secili prej tyre disponon karakteristika, te cilat e bejne unike dhe qe ja vlen t'i vizitosh. Guralecet e zinj dhe te shndritshem, rera me ngjyre te bardhe te zeze dhe te kuqe, qe te gjitha krijojne nje peizazh te paharrueshem. Shume prej plazheve ne Santorini u jane pershtatur turisteve dhe ofrojne cadra dielli, shezlone se bashku me nje game sportesh ujore. Duke nisur ne pjesen me veriore te ishullit, plazhi i Oias do t'ju befasoje me nje bukuri jo te zakonshme. Pervec banoreve vendas, se fundmi keto plazhe jane "zbuluar" dhe po frekuentohen nga turistet, greke dhe ata te huaj. Pak para se te arrini ne portin e vogel Ammoudi, do te gjeni nje plazh te qete me guricka te zeza, i ndare ne dy pjese nga dy shkembinjte. Duke vazhduar drejt Ammoudi mund te ndaleni ne tavernat qe sherbejne ushqim lokal te vendosura ne nje panorame piktoreske, perballe shkembinjve te kuq te Oias. Pak hapa me larg gjendet nje vend ideal per zhytje dhe me not mund t'i drejtoheni shkembit perballe ku mund te shihni pjesen tjeter te ishullit nga kisha piktoreske e Aghios Nikolaos Peramataris. Prane Ammoudit gjendet porti Armeni, i cili ofron ushqim te shijshem. Plazhi me i madh ne Oia eshte Baxedes me rere te zeze dhe gure te daltuar. Eshte nje vend i pershtatshem per familjet, pasi thellesia e ujit rritet gradualisht, ne dallim nga plazhet e tjera te ishullit. Plazhi i radhes eshte Koloumbo, i cili i ka dhene emrin edhe vullkanit qe gjendet 8 kilometra larg ne brendesi te detit. Ne pjesen lindore gjendet nje shkemb madheshtor, poshte te cilit nen hijen natyrale shtrihet nje plazh i preferuar nga nudistet.

Ne anen lindore te ishullit, plazhet nuk jane shume te frekuentuar, por kane nje bukuri natyrore, fale shkembinjve te thepisur. Rera e zeze dominon se bashku me guralece dhe disa plazhe me peme. Xiropigado eshte plazhi i pare ne kete zone i pasuar nga Kanakari dhe Exo Gialos. Plazhi i Karterados, rruges per ne Monolithos, eshte gjithashtu i qete dhe i njohur per gjatesine e tij dhe per formacionin shkembor.

Plazhet e Monolithos, Avis dhe Kamari shtrihen ne juglindje te ishullit. Ne Monolithos mund te gjeni dhoma me qira dhe plazhe te qete. Plazhi Avis eshte destinacion me fame per serfistet. Po te vazhdoni me tej, do te mberrini ne Kamari, nje vend kozmopolitan me turiste nga e gjithe bota. Eshte vleresuar me flamurin blu dhe konsiderohet si nje nder plazhet me mire te organizuara dhe me te frekuentuara ne Santorini, me rere te zeze dhe ujera ngjyre blu te thelle. Te tjera plazhe me nam jane Perissa, Perivolos dhe Aghios Georgios. Kater qendra sportive ofrojne nje game te madhe te praktikimit te sporteve ujore si ski ne uje, parashutizem me skaf, serf ne ere, kajak etj. Fundi i detit eshte me rere ne pjesen me te madhe i alternuar edhe nga guralece apo shkembinj nenujore.

Ne pjesen jugore te ishullit gjendet plazhi Vlychada, me hotele luksoze, qendra te trajtimit mjekesor, taverna, si edhe nje port modern per jahtet. Caldera, Gialos, Plazhi i Kuq dhe Plazhi i Bardhe jane te tjera vende per te shijuar bukurite e bregdetit te Egjeut ne Santorini. Mesa Pigadia eshte shnderruar ne vendet e preferuara te turisteve keto vitet e fundit. Nese vizitoni farin aty prane ngjyra blu e detit takohet me horizontin. Nje akomodim ekonomik ne hotel me 2 yje vetem me mengjesin e perfshire, per nje jave plus fluturimin nga Tirana kushton rreth 500 euro per person.

Jeta e nates

Bare koktejesh me pamje nga Caldera jane te pershtatshem per te nisur naten ne menyren me relaksuese. Ne rrugen Erythrou Staurou mund te gjeni disa bare dhe klube, te cilat qendrojne hapur deri ne mengjes. Me pak fat mund te gjeni edhe muzike "live". Ne klubet me te populluar te ishullit do te degjoni hitet muzikore greke, me njerez qe kercejne mbi tavolinat e klubit, duke i dhene turisteve shijen e pare se c'do te thote argetimi grek. Nese preferoni dicka me pak te zhurmshme, mund te largoheni ne periferi te Calderas. Nje alternative per te kaluar naten ne Santorini jane klubet me muziken e viteve '80, te cilat i kthejne vizitoret prapa ne nostalgjite e kohes. Nese ju pelqen te argetoheni dhe te kerceni nen ritmet greke, ne Fira, kryeqendra e ishullit, do te gjeni plot vende te tilla.

Ku ndodhet

Santorini eshte nje arkipelag i vogel ishujsh vullkanik i shtrire ne juglindje te pjeses kontinentale te Greqise (rreth 200 kilometra larg saj) ne detin Egje. Eshte ishulli me jugor i grupimit te ishujve Cyclades, dhe ka nje siperfaqe prej rreth 73 kilometrash katrore.

Cyclades eshte e perbere nga 39 ishuj, te cilet ofrojne nje larmi zbavitjeje dhe bukurie natyrore.(KJ)

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors