Te pushosh kete vere ne Malin e Zi kushton me shtrenjte se nje vit me pare. Sipas informacionit te marre prane disa agjencive turistike ditet e fundit ne kryeqytet, konstatohet se hotelet apo vilat ne plazhet e Ulqinit, Budvas apo Kotorrit kane rritur cmimet e tyre me te pakten 20 per qind, ne krahasim me veren e vitit te kaluar.
Thene ndryshe nje nate fjetjeje ne nje hotel mesatar, me 2 deri 4 yje, per periudhen korrik-gusht te ketij viti, kushton nga 5 deri 10 euro me shtrenjte sesa gjate te njejtes periudhe te 2006-es. Kjo shpjegohet me rritjen e kerkeses per pushime ne shtetin fqinj nga ana e turisteve nderkombetare, nder te cilet spikasin ata ruse dhe britanike. Fluksi i turisteve ruse ne sezonin veror ka bere qe hotelet te rrisin cmimin me disa euro me shume. Sipas informacionit te marre nga enti malazez i turizmit per muajin qershor, prezenca e turisteve te huaj ne kete destinacion rezulton te jete 12 per qind me e larte se fund-qershori i 2006-es. Ky fakt suporton pohimet e hoteliereve malazeze se kete vit po njohin nje volum me te madh rezervimesh. Nga viti ne vit, Mali i Zi ka njohur nje rritje te games se sherbimeve turistike dhe cilesise se tyre, elemente te cilet cojne ne nje kuotim me te larte te tarifave per akomodim ne hotel. Gjithashtu, nje tjeter faktor qe ka rritur interesin per te zbarkuar ne Malin e Zi, eshte edhe koncerti i grupit legjendar "The Rolling Stones", i planifikuar per t'u mbajtur ne 9 korrik ne Budva. Pritet qe per kete ngjarje drejt Malit te Zi, te vershojne rreth 70 mije turiste, kaq eshte numri i biletave qe shpresohen te shiten. Kjo ka bere qe hotelet te jene pothuajse plot dhe te rrisin cmimet.
Megjithese cmimet per akomodim ne vilat malazeze per periudhen korrik-gusht, kushtojne nga 30 deri ne 50 euro per person ne nate, agjencite turistike pohojne se ka interes nga ana e shqiptareve per te pushuar ne rivieren malazeze. Referuar shifrave zyrtare te bera publike nga enti malazez i turizmit, vitin e kaluar jane regjistruar plot 23 842 turiste shqiptare ne destinacionet turistike te Malit te Zi. Per me teper, po sipas te njejtit burim, rezulton se shqiptaret gjate 2006-es kane shpenzuar ne njesite akomoduese malazeze 2-fishin e net-qendrimeve ne krahasim me vitin 2005. Ne kete menyre, Mali i Zi, shnderrohet ne destinacionin kryesor per shqiptaret per kalimin pushimeve jashte vendit, madje duke ia kaluar edhe charterave me shqiptare qe popullojne brigjet e Antalias(kj)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment