Peshkopi, sinjalistika shkak aksidentesh

Mungesa e sinjalistikes rrugore eshte bere burim i pjeses me te madhe te aksidenteve ne qytetin e Peshkopise, ku nuk kane munguar dhe ato me pasoje vdekjen. Thuajse ne te gjithe qytetin dhe ne rruget hyrese e dalese te tij mungojne tabelat dhe vijezimet.

Dhe ato pak tabela qe jane nuk respektohen nga shumica e drejtuesve te automjeteve. Kryetari i bashkise se Peshkopise thote se pjesa me e madhe e rrugeve eshte e kompletuar me sinjalistiken e nevojshme dhe fajeson policine rrugore per mos respektimin e tyre.

Por ne policine rrugore per kete situate fajesohet bashkia e qytetit, pasi eshte ajo qe duhet te planifikoje vendosjen e tabelave, ne bashkepunim me policine. E derisa keto dy institucione te gjejne gjuhen e bashkepunimit, per te shmangur fatkeqesi te tjera qe vijne si pasoje e shpejtesise ne qendra te banuara qytetaret qe demtohen cdo dite po vendosin me inciativen e tyre pengesa prej betoni neper rruge.(Klan)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors