Kolonjë, pyjet e Gërmenjit po digjen

Pyjet e Gërmenjit në afërsi të kufirit grek vazhdojnë të digjen prej dy ditësh. Deri tani bilanci i dëmeve është në shifra alarmante. Flakët kanë shkrumbuar mbi 500 hektarë pyll me pisha dhe duket sikur nuk kanë të ndalur.

Është ora 14.00. Zjarri dhe tymi kanë mbuluar edhe në rrugën e vetme që të con në kreshtën e kësaj zone malore, nga ku po kthehet grupi i xhirimin i televizionit Klan së bashku me prefekten e Korcës, Elfrida Zefi.

Terreni i thyer malor ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Pesë familje janë evakuuar nga fshati Gërmenj, pasi shtëpitë e tyre u rrethuan nga flakët. Operacionet në terren po bëhen gati të pamundura për shkak të rrezikut për jetën.

Shkabi i emergjencës dhe forcat e policisë e ushtrisë po punojnë për hapjen e brezave pyjorë që të shmangin përhapjen e mëtejshme të flakëve në pyllin e dendur të Shelegunit. Mbrëmjen e shkuar zjarri ka prekur edhe në pyjet e Leskovikut, duke djegur afri 20 hektarë.

Për shkak të dëmeve të mëdha dhe rrezikut të kësaj zone, pushteti lokal ka këkruar ndihmë edhe nga repartet zjarrfikëse të vendit fqinj, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri. Mësohet se shkak i këtij zjarri të fuqishëm në Gërmenj është bërë një konflikt pronësie. Megjithatë, policia nuk ka asnjë të shoqëruar.(Klan)

1 Comments:

Anonymous said...

Dhe te mendosh qe agjensite turistike bejne perpjekje per te realizuar paketa turistike per tevizituar kete pjese te vendit. E cfare mund te shohin vizitoret kur pyjet po digjen?!

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors