Perfundon protesta perpara kryeministrise kundër gjobës ndaj kanalit te TCH

Tashme ka perfunduar protesta paqesore para selisë qeveritare, në të cilën morën pjesë gazetarë qytetarë, politikanë, pjestarë të Shoqërisë Civile edhe analistë të shtypit te cilet e mbeshteten teresisht protesten

Ora 10: 30 Nuk ka zgjatur me shume se 30 minuta protesta perpara kryeministrise e te gjithe gazetareve te TCH. Protesta e tyre ishte teresisht paqesore, me pankarta ne duar dhe konsistonte jo vetem tek gjoba qe i ishte vene ketij kanali televiziv por edhe kunder cenimit qe u eshte bere te drejtave dhe lirive te njeriut.

Nderkohe Kryetarja e komisionit kuvendor te medias Valentina Leskaj, ka thirrur me urgjence mbledhjen e deputeteve anetare, per te diskutuar dhe marre sqarime rreth gjobes qeveritare ndaj TCH. Sipas Leskajt, komisioni do te kerkoje te sqarohet, nese gjoba eshte e drejte dhe ligjore, apo eshte vendosur ne menyre arbitrare nga administrata tatimore, e cila ka muaj qe ben presion ndaj ketij grupi mediatik. Ne kete proteste nuk ka munguar as Nikolle Lesi i cili e cilesuar kete gjoben ndaj TCH si absurde dhe "Per kete qeveria duhet te kerkoje falje duke qene se ne jemi media me nje shpirt te madh".

Ora 10: 10 Gazetare, qytetare dhe politikane po protestojne sot para selise se qeverise kunder gjobes qe ministria e Financave vuri pak dite me pare ndaj kompanise mediatike Top Media. Protesta u paralajmerua menjehere pas vendimit te qeverise per gjoben, e cila u konsiderua si pjese se sulmit te qeevrise ndaj medias. Ky vendim ngjalli reagime jo vetem ne qarqet gazetareske por edhe reagimin e opozites.

Protesta e medias ndaj qeverise nisi menjehere pas vendimit te saj. Dy dite me pare televizionet kryesore ne vend, nder te cilet edhe NEWS24 nderprene transmetimet per 15 minuta duke u solidarizuar keshtu me TOP Channel. Punonjesit e Top Medias tashme kane nisur, perpara nderteses se kryeministrise protesten e tyre te lajmeruar kunder rrezikut qe po i kanoset fjales se lire nga sulmet e qeverise. Protesta lidhet me gjoben e fundit marramendese, rreth 13 milione euro, qe administrata tatimore ka vendosur ndaj TCH.

Me protesten e sotme kane shprehur solidaritet te gjitha shoqatat e gazetaret dhe mediat e pavarura, por edhe politikane e qytetare te thjeshte nga i gjithe vendi. Shume prej tyre kane lajmeruar edhe pjesmarrje ne protesten e pas nje ore. Ndekohe dega e PS-se ne Rmini te Italise iu bashkua dje nismes per te protestuar perpara zyres se kryeministrit Sali Brerisha. “ Ne socialistet ne emigrim I bashkohemi niosmes ne TCH per te protestuar kunder agresionit te lirise se fjales ne vend”, thuhet ne deklarate. Ne te njejten kohe me pjesmarrjen e shqiptareve te Kosoves, premtohet se grupit te deges se Riminit, bashke edhe me 20 anetaret qe jane me pushime ne Durres dhe ne Vlore, duke iu bashkuar edhe 10 emigantet qe jane nisur apostafat nga Italia. (balkanweb)

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors