Eurodeputetja gjermane beri thirrje qe zgjidhja e çeshtjes se Kosoves te mos shtyhet ne pafundesi. Ajo theksoi se serbet e Kosoves kane fituar aq shume te drejta me planin e Ahtisarit, saqe pakicat e tjera ne Ballkan as mund t'i enderronin.
"Ne kishim shpresuar se deri me sot çeshtja e Kosoves do te ishte zgjidhur dhe nuk do te perbente me perparesi ne politiken nderkombetare. Por fatkeqesisht trashegimia e Millosheviçit, edhe pas vdekjes se tij, ndihet dhe kushtezon edhe qeverine e re demokratike te Serbise. Eshte per te ardhur shume keq qe nacionalizmi po helmon keqas negociatat per te ardhmen e Kosoves" theksoi eurodeputetja Doris Pack ne nje debat ne Parlamentin Evropian ne Strasburg.
Ajo theksoi se serbet e Kosoves kane fituar aq shume te drejta me planin e propozuar nga Ahtisari, saqe pakicat e tjera ne Ballkan veçse mund t'i enderronin. Ne te njejten kohe ajo ngriti dyshime edhe ndaj mundesise se largimit te UNMIK- ut nga Kosova dhe futjes aty te BE -se pa pasur nje rezolute te qarte nga ana e Keshillit te Sigurimit te OKB se per statusin e Kosoves.
Sipas eurodeptetes gjermane, nje veprimi tille mund te na çoje ne nje situate te pashprese, duke paralajmeruar se ne rast te zvarritjes pa fund te zgjidhjes se statusit, Bashkimi Europian do te mbante nje pergjegjesi te rende per mungesen e tij te veprimit".
"Prishtina nuk duhet te mbetet peng e interesave te Rusise ne rajon. Kerkesa e Moskes per nje zgjidhje te pranuar edhe nga Prishtina dhe nga Beogradi dihet qe eshte jorealiste" , nenvizoi Pack. (E.S./ RTK, balkanweb)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment