MUSTAFA SANDAL NE SHQIPERI

Ata qe kane pasur mundesine te kalojne pushimet ne plazhet e Turqise i kane ndjekur koncertet e tij nga afer. Por mbremjen e djeshme 37 vjecari turk, Mustafa Sandal ka qene mes fansave te tij shqiptare.

Ne nje nga lokalet e plazhit te Durresit Sandal ka kenduar kenget e tij me te njohura ne turqisht dhe anglisht. Zeri i tij ka ndezur publikun sigurisht me kengen Moonlight, me e njohura e tij ne europe. Sandal njihet si nje nga kengetaret me te njohur te muzikes folk ne Turqi. Por ai praktikon edhe rrymat dance dhe pop.

Suksesin e pare 37 vjecari e pati ne 1994 me albumin Suc Bende qe u shit ne plot 1.7 milion kopje. Sukseset ndiqnin njeri-tjetrin dhe albumi i publikuar dy vjet me vone i rriti shitjet deri ne 2.6 milion kopje. Mustafa Sandal nuk eshte vetem kengetar por shkruan tekstet dhe preferon te jete producent i kengeve te tij. Ka dhene 140 koncerte ne Turqi dhe 30 te tille ne Europe. (VizionPlus)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors