Në zbatim të programit vjetor të kontrollit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar kontroll në bashkinë Lushnjë, me objekt "Për shitjen e trojeve publike të kryera nga bashkia Lushnje gjatë vitit 2005-2006"
Në përfundim të kontrollit të ushtruar për të gjitha kontratat e shitblerjes së trojeve publike, rezultoi se: Bashkia Lushnjë ka lidhur kontrata shitblerje trojesh publike me subjektet private.
Këto kontrata shitblerjeje të trojeve publike, janë lidhur në kundërshtim me Ligjin Nr.7980, datë 27.07.1995 "Për shitblerjen e trojeve", Ligjin Nr.8405, datë 17.09.1998 "Për Urbanistikën", si dhe me Ligjin Nr.7829, datë 01.06.1994 "Për Noterinë" dhe pa pasur titull ligjor ku pala shitëse "Bashkia" të rezultojë pronare e trojeve që ka shitur. Për të eliminuar praktika të tilla shitjeje në të ardhmen, KLSH ka rekomanduar bashkinë Lushnjë të analizojë gjendjen e rezultuar dhe të nxjerrë përgjegjësinë për punonjësit, për 28 raste të shitjes të trojeve "pronë publike" me sipërfaqe prej 7985 m2 të evidentuara për vitin 2005, si dhe për 50 raste me sipërfaqe prej 12020 m2 të evidentuara për vitin 2006.
Njëkohësisht në lidhje më këto shkelje, Avokatura e Shtetit, "të kërkojë në rrugë gjyqësore zgjidhjen e kontratave të shitblerjes së trojeve publike", pasi pala shitëse "Bashkia" nuk ka titull ligjor si "pronare e trojeve të shitura", element i domosdoshëm në hartimin dhe lidhjen e kontratave të shitblerjes së trojeve. KLSH i ka kërkuar edhe Ministrisë së Drejtësisë, bazuar në nenin 14, të Ligjit Nr.7829, datë 01.06.1994 "Për Noterinë", të ushtrojë kontrollin mbi veprimtarinë ligjore të 4 (katër) noterëve, të cilët kanë noterizuar kontratat e shitblerjes së trojeve "pronë publike", në kundërshtim me nenin 54, të ligjit të sipërcituar.(Shekulli)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment