Ivanoviç, tha se procesi per zgjidhjen e statusit nuk ndodhet ne duart e shqiptareve dhe serbeve, e as te Serbise, por te SHBA-ve dhe Rusise, te cilat do te vendosin se çfare do te jete statusi
Lideri i Listes Serbe per Kosove, Oliver Ivanoviç, tha se procesi per zgjidhjen e statusit nuk ndodhet ne duart e shqiptareve dhe serbeve, e as te Serbise, por te SHBA-ve dhe Rusise, te cilat do te vendosin se çfare do te jete statusi.
Ivanovic deklaroi keshtu pas nje takimi te veçante qe pati me ministrin e Puneve te Jashtme te Ukraines, Arsenli Jaçenjuk, me te cilin bisedoi per çeshtjen e Kosoves dhe problemet me te cilat perballen serbet kosovare. Ivanovic tha pas takimit se çeshtja e Kosoves tashme nuk ndodhet ne duart e paleve ne bisedime dhe sipas tij, kjo fare nuk eshte e mire.
Lideri i serbeve te Kosoves me tej kerkoi me shume konstruktivitet nga Qeveria e Kosoves, por ai shpresoi qe pas zgjedhjeve te reja, qe me siguri do te mbahen kah fundi i ketij viti, qeveria e re do te jete me teper konstruktive. Ivanovic beson qe serbet nuk do te perserisin gabimin qe kane bere ne vitin 2004 me bojkotimin e zgjedhjeve dhe mendon se pervoja qe kane fituar nga ajo kohe, pasi qe me bojkot nuk kane arritur asgje, nje gje te tille nuk do ta perserisin.
Ai theksoi se eshte rendesishme qe njerezit e mençur nga te dyja palet, shqiptaret dhe serbet te ulen dhe te bisedojne rreth çeshtjeve per te cilat mund te arrijme marreveshje. Sipas tij, statusi vetem mund te ashpersoje marredheniet politike, por nuk do te mund te zgjidhe problemet tjera siç eshte papunesia e madhe.
(RTK) (BalkanWeb)
0 Comments:
Post a Comment